Ministri Llutkov në Kinotekë: Trashëgimia jonë filmike është shumë domethënëse, do të ndajmë më shumë mjete për mirëmbajtjen e saj

од admin_kult

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, gjatë vizitës së sotme të punës në I.N Kinotekën e RMV-së, theksoi se trashëgimia audiovizuale e Maqedonisë është shumë domethënëse, por është e rëndësishme të ruhet dhe të ketë mjete për këtë.

“Për shtatë vitet e fundit, pikërisht ky institucion, që është institucioni më i vjetër i ngarkuar me ruajtjen e trashëgimisë audiovizive, krahasuar me periudhën para vitit 2017, ka pasur buxhet të reduktuar gati 50-60 për qind, gjë që tregon edhe angazhimin e pamjaftueshëm të menaxhmentit të mëparshëm të kujdeset për trashëgiminë filmike”, tha ministri Llutkov, duke paralajmëruar rritje të buxhetit për këtë institucion kombëtar.

Ministri Llutkov përkujtoi se në vitin 2009 Kinoteka e Maqedonisë ishte ndër arkivat kryesore evropiane të filmit që ofronte depo me ajër të kondicionuar sipas standardeve ndërkombëtare për ruajtjen e trashëgimisë filmike maqedonase dhe në vitin 2011 ishte ndër arkivat e para të filmit evropian nga rajoni që filloi zbatimin e projektit afatgjatë të digjitalizimit dhe restaurimit digjital të trashëgimisë audiovizive. Në takimin me u.d drejtorin e këtij institucioni, Boshko Grujoski, u theksua se në tre muajt e fundit ka përfunduar restaurimi i kopjes digjitale të filmit të metrazhit të shkurtër “Pismo”, me regji të Vasill Hristov dhe skanimi i kopjes filmike të filmit “Miss Stone” u përfundua edhe me regji të Zhika Mitroviqit, pasuar nga një restaurim digjital i këtij filmi artistik. Në vitin 2025 do të bëhet restaurimi digjital i titujve nga “epoka e artë” i filmit të animuar maqedonas, si dhe restaurimi digjital i filmit artistik “Dasma e përgjakur maqedonase”, me regji të Trajçe Popov.

Në hollin e Kinotekës, së bashku me ekipet e shtypit, ministri Llutkov ka parë fotot që tregojnë se si dukej i lënë pas dore tre muaj më parë dhe si duket tani monumenti i kulturës “Havzi-Pashini Konaci” në f. Bardovc, i cili në vitet e kaluara, siç tha ai, si duket ishte harruar plotësisht.

Gjatë vizitës u theksua se zona përballë depos në rezidencën e Havzi-Pashës ku mbahet fondi nga prodhimi botëror i filmave 35 mm është pastruar prej tre muajsh, gjë që ka rritur sigurinë e objekti dhe aksesi në godinën ku një pjesë e trashëgimisë kombëtare të filmit është e papenguar. Është ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit në banesat e Havzi Pashës dhe janë marrë masat për ndreqjen e problemit për të parandaluar dëme të tjera.

Në takimin me drejtuesit e Kinotekës, u diskutua edhe për 50-vjetorin e fillimit të aktivitetit të saj të rëndësishëm kulturor, i cili do të festohet në vitin 2026, për të cilin u.d drejtori Grujoski informoi se punëtorët e këtij institucioni janë duke punuar edhe për monografinë për Kinotekën me rastin e shënimit të 50 vjetorit dhe në periudhën e ardhshme do të pajtohen të gjitha programet filmike, paraqitjet, ekspozitat dhe manifestimet për shënimin e përvjetorit, për të siguruar program të përshtatshëm gjatë gjithë vitit jubilar.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе