Ministri i Kulturës dhe i Turizmit, Zoran Llutkov, ndodhet për vizitë dyditore në Vjenë, ku dje në mbrëmje në Muzeun e Historisë së Artit të Vjenës (Kunsthistorisches Museum Vienna) mori pjesë në hapjen e ekspozitës madhështore të Rembrandt, së bashku me Presidentin austriak Alexander van den Bellen dhe persona të rëndësishëm nga jeta kulturore dhe social-politike e Austrisë.
Kjo ngjarje madhështore është unike sepse për herë të parë në këtë muze dhe në Vjenë ekspozohen mbi 60 vepra të piktorit të njohur të shekullit të 17-të, të cilat janë huazuar nga shumë institucione nga shumë vende të botës. Është ekspozitë e veprave të Rembrandt nga këndvështrimi i studentit të tij të talentuar, Hoegstraten.
Në këtë ngjarje madhështore mori pjesë edhe ambasadori i Maqedonisë në Austri, Osvit Rosoklija ndërsa ministri Llutkov pati takim me drejtoreshën e Muzeut, Sabina Hag. Ekspozita shpallet si një ngjarje e jashtëzakonshme për kulturën evropiane, pasi ajo është e mbushur me koleksion të rrallë ndërkombëtar të kryeveprave të Rembrandt, ofron pasqyrë të pikturës holandeze barok, por gjithashtu ndriçon lidhjen midis Rembrandt dhe Hoegstraten të ngulitur në ekspozitë të zgjeruar me realitetin virtual.
Ministri Llutkov në mbrëmje do të ndjekë koncertin e Orkestrës së Odës së Operës dhe Baletit Kombëtar, e cila do të performojë në “Ehrbar Saal” në Vjenë.