Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, dje në mbrëmje mori pjesë në edicionin e parë të manifestimit “Ability Awards”, ku ia dorëzoi çmimin për kulturë dhe art pianistes së njohur Ema Ananievska.
Ministri Llutkov e uroi Ananievskën, e cila është pianiste e diplomuar në Fakultetin e Muzikës në Shkup, duke theksuar se kontributi i saj në kulturën muzikore maqedonase është i paçmuar, dhe loja e saj tregon se arti mund të kapërcejë çdo pengesë.
“E falënderoj pafundësisht për kontributin e saj në kulturën muzikore maqedonase dhe i uroj që të vazhdojë të krijojë me sukses, të jetë afirmuese dhe promovuese e madhe e kulturës maqedonase”, tha ministri Llutkov, i cili dërgoi mesazh urimi me rastin e 3 dhjetorit. Ditës Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara.
“Ministria e Kulturës dhe Turizmit vazhdon të punojë për rritjen e përfaqësimit të personave me nevoja të veçanta në fushën e kulturës. Është angazhimi ynë që personat me nevoja të veçanta të përfshihen në jetën sociale dhe kulturore dhe me dhuntinë apo talentin që posedojnë, të bëhen pjesëmarrës në ndërtimin e jetës kulturore të vendit tonë”, tha Llutkov, i cili përshëndeti përpjekjet e shoqatës “Abiliti Net” (Abilities Net) për organizimin e këtij manifestimi, duke u bërë apel të gjitha shoqatave të qytetarëve që në të ardhmen të aplikojnë në garat e Ministrisë për të siguruar përfaqësim më të madh të përmbajtjeve kulturore për këta njerëz.
“Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe institucionet në fushën e kulturës janë të hapura për bashkëpunim dhe iniciativa, me një qëllim të përbashkët – përmirësimin e jetës kulturore të personave me aftësi të kufizuara, ndërtimin e vlerave të përbashkëta, ndërtimin e një shoqërie të barabartë tha ministri Llutkov.
Në ngjarjen “Ability Awards”, i cili u zhvillua në hotelin “Hillton”, organizatori ndau çmime në 10 kategori të ndryshme për 10 individë dhe 10 kompani që arritën suksesin më të madh në botën e inkluzionit, të votuar nga publiku.