Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, sot mori pjesë në vendosjen e gur-themelit për ndërtimin e konakut të ri në një nga manastiret më të njohura maqedonase në kompleksin “Shën Joakim Osogovski” në Kriva Pallankë.
Në ditën kur ky vend i shenjtë feston festën duke lavdëruar shenjtorin dhe mbrojtësin e Kriva Pallankës, filloi ndërtimi i konakut të ri, në vend të atij të mëparshëm që daton në shekullin e 18-të dhe konsiderohet si konaku më i vjetër që ka ekzistuar në kompleksin e manastirit. Në këtë mënyrë ruhet tradita, historia dhe kultura e “qytetit të manastirit” ku ndodhet Manastiri i Osogovës, Kisha e Lindjes së Shën Mërisë dhe një ansambël i pasur arkitekturor shoqërues.
Ministri Llutkov mori pjesë edhe në liturgjinë solemne me rastin e shënimit të ditës së Shën Joakim Osogovski, kujtimin e të cilit e nderon sot Kisha Ortodokse Maqedonase- Kryepeshkopata e Ohrit dhe me të cilën e drejtoi Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë, z. z. Stefan, në bashkëpunim me Mitropolitin e Kumanovës-Osogovës, z. Gregori, së bashku me priftërinjtë nga kishat ortodokse fqinje.
Një numër i madh i vizitorëve dhe mysafirëve të ardhur nga i gjithë vendi dhe rajoni, dje dhe sot në dy kishat e manastirit morën pjesë në kremtimin e dy festave të mëdha kushtuar Fjetjes së Shën Mërisë dhe Shën Joakim Osogovskit.