Në një atmosferë të këndshme dhe veçanërisht konstruktive, sot ministri i Kulturës dhe i Turizmit, Zoran Ljutkov, ka takuar ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Shkup, Gregor Presker. Në takim u parashikua bashkëpunimi i shkëlqyer në fushën e kulturës mes dy vendeve dhe u evidentua nevoja e shkëmbimit të përvojave në fushën e turizmit.
Në vitet e kaluara, në të dyja vendet janë realizuar ngjarje të shumta në fushën e kulturës, me theks në veprimtarinë teatrore, përmes pjesëmarrjes së teatrove sllovene në manifestimet dhe festivalet në vendin tonë, si dhe pjesëmarrjen në Unionin Rajonal të teatrove “Ruta”. Ministri Ljutkov dhe ambasadori Presker, gjithashtu iu referuan edhe përfaqësimeve komplekse të kulturës maqedonase në Republikën e Sllovenisë, dhe në këtë kuptim ndanë mendimin se Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të prezantohet dukshëm vitin e ardhshëm 2025, në kryeqytetin e pakufishëm të kulturës evropiane Gorica e Re.
Në takim, ministri Ljutkov aktualizoi idenë për hapjen e qendrave kulturore dhe informative në të dyja vendet, përmes të cilave do të thellohen lidhjet kulturore mes dy vendeve, por edhe do të përmirësohet bashkëpunimi në shkencë dhe arsim.
Duke pasur parasysh prioritetet e ngjashme në politikat kulturore, ministri Ljutkov shprehu interesimin e tij për shkëmbimin e përvojave në fushën e industrive kreative, për zhvillimin e të cilave, Ministria e Kulturës dhe e Turizmit, nga viti i ardhshëm planifikon një buxhet dukshëm më të madh.
Në takim u diskutua edhe për projekte të përbashkëta në fushën e bashkëpunimit shumëpalësh, ndër të cilët është edhe projekti për rivendosjen e një baye të përhershme dhe të përbashkët në bllokun 17- të Muzeut Shtetëror Aushvic-Birkenau në Poloni, i koordinuar nga Byroja Rajonale e UNESCO-s për shkencë dhe kulturë në Evropë, me seli në Venecia, Itali. Meqenëse, marrëveshja është nënshkruar nga ana ministrave të Kulturës, zbatimi i saj dhe finalizimi i konceptit të bazës së përbashkët dhe të përhershme në Aushvic-Birkenau është në pritje.
Ministri Ljutkov dhe ambasadori Presker shkëmbyen informacione dhe diskutuan për mundësitë e shfrytëzimit të përvojës sllovene në fushën e zhvillimit të disa degëve turistike, që paraqet sfidë të re në thellimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Mundësitë për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve do të jenë temë e bisedës mes ministrit Ljutkov dhe koleges së tij sllovene, ministres Asta Vreçko, në takimin e planifikuar për këtë muaj.