Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Vesela Çestoeva, ish-udhëheqësin e gërmimeve arkeologjike, prof. Dr. Dragi Mitrevski dhe Sekretarin shtetëror në Ministrinë e Kulturës dhe të Turizmit, Marija Stançevska-Gjorgova vizituan Kalanë në Shkup, ku panë gjendjen në të cilën ndodhet kjo trashëgimi e paluajtshme kulturore.
Gjatë vizitës u konstatua se Kalaja e Shkupit është plotësisht e lënë pas dore, tërësisht të lënë pas dore muzetë e ndërtuar dhe të parashikuar për procedura dhe lëndë arkeologjike të periudhës parahistorike dhe osmane, dhe janë të dukshme dëme të pjesshme, ndërsa muzeu i parashikuar për procedura dhe lëndë arkeologjike i periudhës mesjetare, i cili nuk është ndërtuar, është tërësisht i mbuluar me bimë. Gjatë vizitës u konstatua se në shtatë vitet e fundit nuk është bërë asnjë investim për ndërhyrje dhe mbrojtje të menjëhershme, gjegjësisht konservim të objekteve të zbuluara.
Ministri Ljutkov, drejtoresha Çestoeva dhe prof. Dr. Mitrevski diskutuan për potencialin që ka Kalaja e Shkupit jo vetëm si lokacion arkeologjik, por edhe si atraksion turistik, duke pasur parasysh se gjatë vizitës, Kalaja u vizitua nga qindra turistë. U konstatua se Kalaja e Shkupit duhet të rivitalizohet sa më shpejt që të bëhet një atraksion aktiv turistik për të promovuar historinë e saj të pasur.