Ministri i Kulturës dhe i Turizmit, Zoran Ljutkov, sot është takuar me ambasadoren e Republikës së Kubës në Sofje, përgjegjëse për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Marieta Garcia Hordan.
Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive, ku bashkëbiseduesit shprehën angazhimin e tyre për intensifikimin e marrëdhënieve në fushën e kulturës dhe turizmit mes dy vendeve.
Në këtë drejtim u rikonfirmua edhe çështja e nënshkrimit të një dokumenti dypalësh, në bazë të të cilit, do të vendoset bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të dy vendeve në të ardhmen.
Ljutkov dhe Garcia Hordan ranë dakord se të dyja vendet kanë potencial të madh për zhvillimin e turizmit, duke marrë parasysh trashëgiminë e pasur kulturore dhe burimet e tjera natyrore që kanë. Ministri Ljutkov theksoi rëndësinë e turizmit kulturor dhe potencoi se në të ardhmen do të ndahen më shumë mjete për promovimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kontekst ndërkombëtar.
Ambasadorja Garcia Hordan e informoi ministrin Ljutkov se është rritur interesimi i qytetarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut për të vizituar Kubën, dhe se ka shumë festivale dhe manifestime ndërkombëtare, në të cilat, mund të marrin pjesë artistë dhe ansamble nga Republika e Maqedonisë së Veriut.