Ministri i Kulturës dhe i Turizmit, Zoran Ljutkov, sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Bullgarisë, si pjesë e delegacionit të kryesuar nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski,.
Në kuadër të vizitës, ministri Ljutkov në mëngjes do të zhvillojë takimin e parë dypalësh me ministrin e Kulturës së Bullgarisë, Najden Todorov, me të cilin do të diskutojë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për avancimin e lidhjeve kulturore ndërmjet dy vendeve.
Ministri Ljutkov në mbrëmje do të ndjekë shfaqjen e Operës dhe Baletit Kombëtar, e cila në Operën dhe Baletin e Sofjes do të interpretojë kryeveprën e fuqishme, operën “Nabuko” të Xhuzepe Verdit.