Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Llutkov nesër (25.12.2024) në ora 10:00 do të vizitojë kishën “Shën Gjergji” në Nagoriç të Vjetër, e cila është kryevepër e shekullit të 14-të, si në aspektin arkitekturor ashtu edhe në atë të pikturës.
Gjatë vizitës, Llutkov do të mësojë për aktivitetet përgatitore për konservimin e pikturës së kishës dhe do të japë deklaratë për media.
Me atë rast ftojmë mediat tuaja të ndjekin këtë ngjarje.