MINISTËR

од admin_kult

Zoran Ljutkov

Biografia

Zoran Llutkov është aktor i diplomuar i dramës. Ka diplomuar për aktrim në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup, Maqedoni

Në pozitën e ministrit të Kulturës dhe Turizmit vjen nga Teatri Dramatik i Shkupit ku përveç punës së tij si aktor i klasit të parë ka mbajtur edhe postin e drejtorit artistik në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2014.

Krahas paraqitjeve në skenën vendase, ai performoi edhe në skenat e institucioneve të tjera nacionale dhe në skenat e pavarura në Maqedoni.

Në periudhën 2009-2018 ka qenë kryetar i Bordit Organizativ të Festivalit Ndërkombëtar të Dramës Antike “STOBI”.

Në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2018 ka qenë producent ekzekutiv i manifestimit ndërkombëtarë “Takimet e Racinit” në Veles.

Në periudhën 2017-2018 ka qenë përzgjedhës i programit të dramës në I.N. “Vera e Ohrit”, Ohër,

Gjatë angazhimit të tij profesional ka luajtur një numër të madh rolesh teatrale dhe filmike, për të cilat ka marrë çmime dhe mirënjohje të shumta brenda dhe jashtë vendit:

  • Çmimi për aktorin më të mirë të ri në Festivalin e Teatrit Maqedonas “Vojdan Çernodrinski”, Prilep;
  • Çmimi për rolin më të mirë mashkullor në Festivalin Ndërkombëtar “Hëna e zhveshur”, Shkup (2014);
  • Çmimi për rolin kryesor mashkullor në Festivalin Ndërkombëtar të Dramës Antike “STOBI”, Veles (2021).

Në karrierën e tij, ai ka luajtur një numër të madh rolesh në film dhe teatër:

Filma dhe seriale televizive:

Mustafa – Valsi i fundit, r. Mlladen Krstevski, Jaki  Vel & RTM, 2000

Tomi – Të joshur, r. Sllobodan Despotovski, Këshilli i radiodifuzionit, 2002

Regjisori – Tregimi për dashurinë dhe fejesën, r.Aleksandar Rusjakov, FAD – Shkup, 2003

Sashko – Sashko dhe Sashka, r.Dragan Velanovski, BOX N0 2, 2005/6

Aleksandar – 9 shkallë, r.Tomi Aleksov, Këshilli i radiodifuzionit, 2006

Krsto – Masat e tranzicionit, р. Dragan Velanovski, City star, 2006

Gjyqtari Zvonko – Prespav , Produksioni OHO 2017-2023

Petar – Ujë i pastër, r.Jani Bojaxhi, Tv Alfa 2023

Role të rëndësishme teatrore:

Xherardo, Vajza dhe Vdekja, adaptimi dhe regjia e Vasill Hristovit ,TV21 Shkup 2017

Kreont, Të harrohet Herostati, nga Grigorij Gorin, r. Zoja Buzallkovska

Klit – Aleksandar, teksti dhe regjia  Lubisha Georgievski, DTS 2009

Lanselot – Dragoi nga Evgenij Shfarc, r. Aleksandar Ivanovski , N.T. Veles, 2000

Danill Harms – Rasti  D.H., Sipas poezisë së Danill Harms, r. Vlladimir Milçin, DTC, 2000

Petar Verhenovski – Demonët, nga Dostojevski, r.Milçin, TKM,

Klienti – Në vetminë e fushave të pambukut, nga Bernard Mari Koltes, r. Dean Damjanovski, T.K. Veles, 2003

Trimalhion– Satirikon (Festa e Madhe), bazuar në romanin e Gaj Petronij Arbiter, r. Kirill Petreski, T.K. Prilep, 2003

Rolet e filmit:

Turk – Pluhuri, b. Milço Mançevski, History Dreams Ltd., 2001

Kryqtar– Libri sekret, r. Vllado Cvetanovski, Ministria e Kulturës së R. Maqedonisë, 2002

Mirçe – Pjesë këmbimi, r. Damjan Kozole, Emotionfilm, Lubjanë, 2003

Filipi – Kontakt, r. Sergej Stanojkovski, Sektori i filmit, 2004

Mirçe – Karaulla, r. Rajko Grliç, Sektori i Filmit, 2005

Sllavko – Koski, r. Milço Mançevski, Senka Film, 2006

 Shefi i Policisë – Pepi dhe Muto, Unkovski 2016

Zoran Llutkov, krahas gjuhës maqedonase, flet edhe anglisht. Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе