Sedat Sulejmani
Biografia
Sedat Sulejmani u lind në Tetovë, në vitin 1975.
Studimet diplomike i kreu në Universitetin Ulludag – Bursa të Turqisë, ndërsa Studimet postdiplomike i ndoqi në UEJL Fakulteti i Shkencave Shoqërore.
Ai ka treguar edhe aftësi lidershipi në fushën e biznesit, në disa kompani të ndryshme.
Një kohë të gjatë është marr edhe me aktivitete socio-kulturore si:
– Redaktor i radio programit arsimor në Radio Kanal B
– Themelues i OJQ-së për kulturë, arsim dhe art “Kalkan”
– Folklorist në SHKA “Yeni Hayat”
– Themelues dhe kryetar i OJQ-së për kulturë, arsim dhe art “Prizma”
-Kordinator i projektit “Vëllazëria nuk zgjedh kufinjë” në bashkëpunim me Bashkinë Bajram Pasha – Stamboll, Turqi
– Kordinator i projektit “Punime artizanale tradicionale” në bashkëpunim me Komunën Konya – Turqi.
– Ka ndjekur trajnimin “Dialog Ndërkombëtar”, Strasburg – Francë
– Ka ndjekur trajnimin “International Ballkanik Konferenca Rinore”
– Në vitin 2020 mori titullin zëvendës ministër i Kultuës dhe ushtroi këtë dëtyrë deri në vitin 2021.
– Nga viti 2023 e deri në vitin 2024 ka qenë Këshilltar për mbështetje profesionale administrative të inspektoratit komunal
Rrjedhshëm flet gjuhën shqipe, gjuhën maqedone si dhe gjuhën turke.