“Mëngjes kinemaje” për më të vegjlit në Kinotekë

од admin_kult

Kinoteka e nis vitin e ri me program të pasur dhe të larmishëm për admiruesit e filmit. Kinoteka gjatë muajit janar organizon shfaqje me temë “Mëngjes kinemaje” për më të rinjtë, do të ketë edhe shfaqje të filmave dokumentarë dhe të shkurtër maqedonas si dhe edicioni dimëror i Festivalit ndërkombëtar të kamerës filmike “Vëllezërit Manaki”.

Në kuadër të programit do të shfaqen: filmi i animuar maqedonas “Joni kundër galaktikës” me regji të Gice Cvetanovskit, “Arushi Padington”, Magjia e kafshëve në Krishtlindje”, “Ninxha 2”, “Babagjyshi hero” dhe “Ëndrrat e një roboti”. “Mëngjes kinemaje” synon të afrojë të rinjtë me artin filmik dhe të zgjojë interesin e tyre për kinemanë si eksperiencë e veçantë.

Shfaqjet e filmave fillojnë nga nesër, 9 janar 2025.

Admiruesit e kinemasë maqedonase këtë janar do të kenë mundësinë të shijojnë shfaqje të filmave dokumentarë dhe të shkurtër maqedonas. Programi feston veprat e autorëve vendas, duke vënë në pah krijimtarinë dhe angazhimin e tyre. Kinoteka do të presë edicionin dimëror të Festivalit ndërkombëtar të Kamerasë filmike “Vëllezërit Manaki”. Në kuadër të këtij edicioni do të shfaqen pesë tituj, bashkëproduksione mes vendeve të rajonit të Adriatikut që kanë lënë gjurmë të rëndësishme në tre vitet e fundit. Shfaqja e parë do të zhvillohet në sallën e kinemasë “Kinoteka”, ndërsa katër filmat e mbetur do të jenë të disponueshëm në platformë digjitale, duke mundësuar qasje më të gjerë të këtyre veprave të rëndësishme.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе