Në kuadër të programit për shënimin e përvjetorit “80 vjet Teatri Kombëtar – Manastir”, mysafirë do të jenë Teatri Kombëtar i Maqedonisë, Teatri Dramatik nga Shkupi dhe Teatri “Jordan Haxhi Konstantinov-Xhinot” nga Velesi.
Paraqitja e parë është më 7 nëntor, me fillim nga ora 20:00, kur TKM do të performojë në skenën e Teatrit të Manastirit me shfaqjen “Netët e bardha” bazuar në romanin sentimental me të njëjtin emër të F. M. Dostojevski, me regji të Zvezdana Angellovska. Ekipi përbëhet nga Ana Jovanovska dhe Damjan Cvetanovski.
Vizita e dytë është më 8 nëntor, kur Teatri Dramatik nga Shkupi do të shfaqë shfaqjen “Burri im”, bazuar në një pjesë të tregimeve të Rumena Buzharovskës, me regji të Nella Vitosheviqit. Në shfaqje marrin pjesë Sara Klimoska, Emilia Micevska, Natalia Teodosieva, Sanja Arsovska, Trajanka Ilieva-Veliq, Igor Angellov, Filip Trajkoviq dhe Ismet Shabanoviq.
Vizita e tretë është më 11 nëntor, kur në Teatrin “Jordan Haxhi Konstantinov – Xhinot” nga Velesi do të jetë shfaqja “Darka për budallenjtë” me regji të Nenad Vitanov. Shfaqja është e bazuar në tekstin e Francis Weber kurse do të performojnë Faik Mefailoski, Bllagojço Stojanov, Zharko Spasovski, Talia Nastova, Jordan Vitanov, Kire Acevski dhe Sandra Tançeva.
Përkujtimi i përvjetorit do të përmbyllet më 14 nëntor me shfaqjen e shfaqjes “Gjore Magarevski – 80 vjet më vonë” në Teatrin e Manastirit. Regjia e shfaqjes është nga Bllagoj Micevski, Sofia Ristevska Petrusheva dhe Jovan Ristovski.