Me rastin e festës kombëtare 8 Shtatori – Dita e Pavarësisë, (e diel), Instituti dhe Muzeu i Ohrit kyçet me programin e vet.
-Me rastin e 32 viteve të Pavarësisë nën sloganin 8 Shtatori – “Lajmëtar i Lirisë”, muzetë, lokalitetet dhe galeritë do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët pa pagesë. Përkatësisht, objektet muzeale, Shtëpia e Robevcit, Galeria e Ikonave dhe Gjiri i Kockave do të jenë të hapura pa pagesë për të gjithë qytetarët. Në të njëjtën kohë, më 8 shtator (e diel) në ora 18:00 në Shtëpinë e Robevcit do të hapet ekspozita e pavarur e autorit Boro Mitreski Minta me titull “33 jetë e Krishtit për shpëtimin e njerëzimit”, e cila përmban 33 mikro-eksponime të argjendit (vitet e Krishtit) – njoftojnë nga Instituti dhe Muzeu – Ohër.