Me promovimin e antologjisë “Shopov në 11 gjuhë”, përfundoi shkolla e 56-të verore e SNGJMLK-së në USHKM

од admin_kult

Me promovimin e antologjisë “Shopov në 11 gjuhë”, që e publikoi USHKM, dje përfundoi shkolla e 56-të verore e seminarit ndërkombëtar për gjuhë, letërsi dhe kulturë maqedonase në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup. Është antologji unike e këtij formati, në të cilën janë botuar në 11 gjuhë përkthime të poezive të doajenit të letërsisë dhe kulturës bashkëkohore maqedonase, Aco Shopov, me përfshirjen e një numri të madh të njohësve të gjuhës, letërsisë dhe kulturës maqedonase.

Përndryshe, koleksioni është rezultat i shkollës së tretë dimërore të SNGJMLK në USHKM, e cila u mbajt në janar të këtij viti si aktivitet i parë në kuadër të programit nacional “2023, vit për nder të Aco Shopovit”. Kjo është përmbledhja e tretë e përkthimeve të botuara nga SNGJMLK në USHKM, dhe e dyta e këtij vëllimi dhe formati pas përmbledhjes “Koneski në 11 gjuhë”, botuar në vitin 2021, kur u festua 100-vjetori i lindjes së Bllazhe Koneskit.

Koleksioni “Shopov në 11 gjuhë” tashmë është i qasshëm në format elektronik në faqen e USHKM-së: https://www.ukim.edu.mk/dokumenti_m/Zbornik_Ssopov_na_11_jazici.pdf

Me këtë promovim përfunduan aktivitetet e сhkollës вerore të 56-të të SNGJMLK-së në USHKM dhe sot do të mbahen orët e fundit të ligjëratave me dhënien e certifikatave për seminaristët.

Ndërsa të premten (1 shtator), aktivitetet e SNGJMLK-së në USHKM vazhdojnë me konferencën jubilare të 50-të shkencore ndërkombëtare, e cila tradicionalisht do të mbahet në Ohër. Ky edicion i konferencës, i cili është i vetmi tubim shkencor në rajon kushtuar gjuhës, letërsisë dhe kulturës nacionale me një traditë të tillë të mbajtjes së pandërprerë çdo vit dhe me një numër të tillë punimesh të botuara, do t’i kushtohet pikërisht veprës së Shopovit, me rastin e jubileut domethënës dhe Kërste Misirkovit me rastin e 120 vjetorit të botimit të librit “Për çështjet maqedonase”.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе