Me lexim poetik në MAB u mbyll zyrtarisht “Mbrëmjet strugane të poezisë”

од admin_kult

Njëzet poetë nga vendi dhe jashtë vendit morën pjesë mbrëmë në leximin poetik në Muzeun e artit bashkëkohor në Shkup, me të cilin zyrtarisht përfundoi edicioni i 62-të i festivalit ndërkombëtar të poezisë “Mbrëmjet strugane të poezisë”.

Manifestimi i quajtur “Takimi poetik ndërkombëtar” u ndoq nga shumë dashamirës të fjalës së shkruar.

Festivali, i cili zgjati nga 24 deri më 28 gusht, u mbyll solemnisht mbrëmjen e djeshme në Urën e Poezisë në Strugë, ku u ndanë çmimet “Kurora e Artë”, “Vëllezërit Milladinovci” dhe “Urat e Strugës”.

Çmimet iu ndanë laureatit dhe fituesit të sivjetmë të “Kurorës së artë”, poetit maqedonas Vllada Uroseviç, fituesit të çmimit “Urat e Strugës”, Gevin Bredli dhe fituesit të çmimit “Vëllezërit Miladinovci” për vitin 2023, Dimitar Bashevski.

Më shumë se 25 poetë të huaj dhe 40 vendas nga gjeneratat e vjetra  po edhe nga gjeneratat e reja performuan në festivalin “Mbrëmjet strugane të poezisë” (MSP), i cili këtë vit u mbajt nën moton “Gjuha ndjenjëkrijuese”.

Në kuadër të programit, në kishën e “Shën Sofjës” në Ohër, është mbajtur portreti poetik i laureatit të çmimit “Kurora e Artë”, Vlada Uroseviç.

Në të njëjtin lokacion u mbajt manifestim solemn me rastin e përvjetorit “100 vjet nga lindja e poetit Aco Shopov”, kremtimi i të cilit u shënua edhe me ekspozitën e fotografive lidhur me pjesëmarrjen e tij në “Mbrëmjet strugane të poezisë” dhe kontributin e tij në ngritjen dhe zhvillimin e festivalit.

Në kuadër të programit MSP u organizua edhe ngjarje e veçantë lidhur me performancën e poetëve të përzgjedhur nga platforma “Versopolis”.

Me rastin e përvjetorit “200 vjet nga lindja e Sandor Petefit”, në kuadër të programit të MSP-së u hap ekspozita për jetën dhe veprën e këtij poeti hungarez.

Për nder të 60-vjetorit të themelimit të çmimit “Vëllezërit Milladinovci”, sivjet u botua antologjia me poezi dhe florë “Mes drunjve”, të redaktuar nga poeti dhe filozofi maqedonas Ivan Xheparoski.

Poezia “Dita” e autorit maqedonas Stefan Kostoski, nga ana tjetër, fitoi çmimin “Enhallon”, i cili ndahet në “Mbrëmjet strugane të poezisë” për poezinë më të mirë të nga një autor i ri të lexuar në festival.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе