Me koncert të këngëve evergin në parkun “Ibni Pajko”, nis “Shkupi në pesë e shtatëmbëdhjetë” me rastin e 60 vjetorit të tërmetit katastrofal

од admin_kult

Me një sërë ngjarjesh kulturore në kuadër të programit “Shkupi në pesë e shtatëmbëdhjetë”, Ministria e Kulturës përfshihet në përkujtimin e 60 vjetorit të tërmetit katastrofal që goditi Shkupin, si përkujtim i asaj që nuk duhet harruar.

Programi zyrtar i “Shkupi në pesë e shtatëmbëdhjetë” fillon me një koncert në mbrëmjen e 25 korrikut (e martë), nga ora 21:00, në parkun “Ibni Pajko”, në të cilin do të interpretojnë Orkestra e Shoqatës së Muzikantëve të Xhazit dhe artistëve të lirë, Dragan Mijallkovski, Andrijana Janevska, Svetllana Jovanovska si dhe Xhon Ilija Apellgrin. Shkupjanët dhe të gjithë dashamirët e kompozimeve evergin maqedonase do t’i kujtojnë këngët dhe vargjet më të bukura kushtuar qytetit sepse “Atje pranë Vardarit derdh ujërat e veta dhe vetë Vodno përhap fytyrën e saj të bukur, atje është Shkupi, qyteti im i bukur që i bën ëndrrat e mia të lulëzojnë”.

Në Muzeun e Artit Bashkëkohor më 26 korrik (e mërkurë) do të hapet ekspozita digjitale e Arkivit Shtetëror “Shkëlqimi dhe rënia e Shkupit”, përmes objektivit të Kiro Georgievskit, punonjës i kuvendit të qytetit në vitet 50-ta të shekullit 20-të. Video-materiali përmban mbi 300 fotografi dhe dokumente për ditën e tërmetit dhe për të gjitha ngjarjet deri në fund të vitit – ardhjen e ushtrisë, rindërtimin e qytetit me donacione nga Republikat Jugosllave dhe nga e gjithë bota, ditët e solidaritetit dhe të gjitha vizitat zyrtare të përfaqësuesve të shtetit. Të mërkurën (26 korrik) në MAB, qytetarët do të kenë mundësinë të shohin ekspozitën nga ora 10:00 deri në 13:00 dhe nga ora 15:00 deri në 17:00. Ftojmë publikun e gjerë të vizitojë ekspozitën, e cila do të zgjojë kujtimet dhe emocionet për kohën në Shkup pas tërmetit 60 vjet më parë.

Më 26 korrik, me shfaqjen e një përzgjedhjeje të revistave të filmit të shkurtër të “Fillmski Novosti” me rastin e tërmetit në Shkup, duke filluar nga ora 18:00, si dhe me shfaqjen e premierës së filmit të dixhitalizuar “Memento” të Dimitrie Osmanli në orën 20:00, Kinoteka e Maqedonisë së Veriut do të bashkëngjitet në shënimin e kësaj dite të rëndësishme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku 60 vite më parë e ndryshoi jetën e këtij qyteti.

Në mbrëmjen e 26 korrikut, me fillim nga ora 20:00, në Sallën e Sportelit të Postës dhe në objektin e Qendrës së Telekomunikacionit, ekipi kreativ i “Skopje Lajt Art Distrikt” do të realizojë instalacione audiovizuale me projeksion lazer dhe harta 3D si një paraqitje ilustruese e tërmetit dhe rindërtimit. Njëkohësisht do të ketë projeksion vizual me hartografi 3D në lokacionet Kalaja e Shkupit dhe kullat e larta në Karposh 1 dhe 2.

Në partneritet me “Telekom”, në të njëjtën ditë, pjesë e video-inserteve nga revistat filmike  të “Fillmski Novosti” do të transmetohen edhe në video-murin e “Telekomit” në Sheshin “Maqedonia”. Filmat do të shfaqen edhe në video-murin e Operës dhe Baletin Nacional, duke filluar nga ora 20:00 dhe në qendrën tregtare East Gate gjatë gjithë ditës. Video-insertet do të shfaqen gjithashtu në MAB.

Më 26 korrik, në Muzeun e Qytetit të Shkupit, i cili paraqet një nga kujtuesit më mbresëlënës të tërmetit të Shkupit, do të mbahet ngjarja multimediale e Terapisë – “Flisni për Shkupin”, e cila përmban ekspozita artistike, shfaqje filmash, art vizual dhe program muzikor, muzikë klubi, ngjarje për Shkupin urban dhe modern. Të moshuarit do ta kujtojnë shekullin e kaluar, kurse të rinjtë do ta njohin në mënyrë unike jetën e Shkupit të vjetër. Ekspozita do të hapet me datë 26, 27 dhe 28 korrik.

Manifestimi dy-ditor “Shkupi në pesë e shtatëmbëdhjetë” organizohet nga Ministria e Kulturës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе