Festivali i 63-të Ballkanik i këngëve dhe valleve popullore do të hapet zyrtarisht me koncertin e ansamblit për këngë dhe valle popullore “Tanec” sonte në ora 20:30 në skenën e madhe të Qendrës për Kulturë “Grigor Prliçev” në Ohër.
Tradicionalisht, para fillimit të koncertit, pjesëmarrësit e manifestimit folklorik ndërkombëtar do të defilojnë në Çarshinë e Ohrit. Defileu do të fillojë para Qendrës për Kulturë “Grigor Prliçev” në ora 19:00.
Ndryshe, programi i manifestimit më të vjetër folklorik në Ballkan ka nisur dje më 2 korrik me ekspozitën e titulluar “Momente” nga autori Antonio Stojçeski.
Festivali i 63-të Ballkanik i këngës dhe valleve popullore mbahet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.