Më 13 qershor, në orën 20:30, në Parkun e Qytetit në Shkup do të mbahet koncerti tradicional vjetor i Filarmonisë me titull “Fantazi”, nën dirigjentin e Timothy Redmond nga Britania e Madhe.
Programi do të përfshijë këngë të famshme nga filmat e animuar të Disney-t, duke përfshirë: “Sirena e Vogël”, “Bukuroshja dhe Bisha”, “Mbreti Luan”, “Mbretëria e ngrirë”, “Pokahontas”, “Herkuli”, “Historia e Lodrave”, “Libri i Xhunglës”, “Aladini”. Solistë do të jenë Biljana Josifov (soprano), Denis Dimovski (tenor) dhe Ivan Naumovski (bas-bariton).