Dita e 14-të e edicionit të përvitshëm “Vera e Ohrit” është rezervuar për mbrëmjen spanjolle, me ariet e tenorit Achilles Machado, shoqëruar nga Andreja Naunov në piano.
Maestro Achilles Machado lindi në qytetin venezuelian të Barquisimeto, dhe ishte student në klasën e profesorit William Alvarado në Konservatorin “Simon Bolivar” në Karakas. Pasi u transferua në Spanjë, falë një burse nga Banka Kombëtare Spanjolle dhe Fondacioni Mozarteum nga Venezuela, filloi karriera e pasur ndërkombëtare e Machado. Përveç karrierës së tij në Spanjë, ai interpreton në teatro të shumta operash, duke përfshirë teatrot kombëtare në Romë, Verona, Napoli, Uashington, Los Anxhelos, si dhe Scala e Milanos.
Pianisti Andreja Naunov është fitues i çmimeve shtetërore për muzikë Ode dhe piano si dhe ka realizuar një sërë recitale solo, të realizuara me Filarmoninë Kombëtare dhe Orkestrën e OBK (Opera dhe baleti kombëtar). Ndër shfaqjet më domethënëse janë turnetë me profesorin e tij Simon Trpçeski.
Programi përfshin këngë të njohura nga Carlos López Buchardo, arie argjentinase nga Alberto Ginastera, më pas një Triptik me poezi kubane nga Modesta Bor, si dhe këngë vjeshtore nga Antonio Estevez. Për mbrëmjen spanjolle, skena në kishën katedrale “Shën Sofia” është rezervuar nga ora 21:00.