Pas performancës së mbrëmshme premierë të “Mbretit Lir” në kuadër të mbrëmjes amerikane, programi i festivalit “Vera e Ohrit” vijon me një mbrëmje me përmbajtje muzikore, përmes një koncerti të artistëve të “Kuintetit AdriatiKo”.
Ansambli “Kuinteti Adriatiko” është projekt i ri i pianistit italian Federiko Lovato, violonçelistes kroate Latica Aniq dhe kontrabasistit kroato-maqedonas dhe bashkëpunëtorit shumëvjeçar të festivalit “Vera e Ohrit”, Ilin Dime Dimovski.
Kuinteti është rezultat i mbi dy dekadave të bashkëpunimit mes Lovatos dhe Dimovskit përmes pjesëmarrjes së tyre në orkestrën e fondacionit “San Marko”, si dhe në orkestrën e harqeve “Solisti in Villa” në Portogruaro (Itali).
Në kuintet performojnë edhe violonçelistja fantastike me karrierë ndërkombëtare, Latica Aniq dhe violinistja maqedonase Frosina Bogdanovska, e cila është koncertmaster e orkestrës në Klagenfurt.
Anëtari më i ri i kuintetit është violinisti i talentuar Dagmar Korbar, fitues i garës së sivjetmë “Papandopoulo”, drejtues i seksionit të violinës në Filarmoninë Hollandeze dhe asistent profesor në Akademinë e Muzikës në Zagreb.
Në koncertin e sotëm, si mysafire i bashkohet edhe pianistja maqedonase e cila jeton dhe vepron në SHBA, Jana Pavlovska-Moltz.
Koncerti do të mbahet në kishën katedrale “Shën Sofja” duke filluar nga ora 21:00.