Dekanati i Fakultetit Filologjik “Bllazhe Koneski” – Shkup, nga ora 18:00 në sallën e fakultetit organizon mbrëmje letrare me Vlada Urosheviqin, fitues i “Kurorës së Artë” në Mbrëmjet Strugane të Poezisë në vitin 2023.
Autori do të lexojë poezinë e tij në gjuhën maqedonase, ndërsa studentët e Fakultetit Filologjik “Blazhe Koneski” do të prezantojnë interpretime në disa gjuhë të huaja.
Akademiku Vllada Urosheviq ishte laureat i sivjetshëm në festivalin e poezisë në Strugë, ndërsa ndër të tjera mori çmimin letrar “Romani i vitit” për vitin 2022.