Bordi i fondacionit “Efekti artistik” nga Firenca ka shpërblyer artisten tonë vizuale Maria Pavllovska me çmimin ndërkombëtar “Artistja e vitit 2025”, një nga çmimet më prestigjioze të artit të prezantuar në Firencë.
Çmimi i Pavllovskës i referohet edhe përfshirjes së saj në projektin “Artistët të mbledhin”, i cili synon të prezantojë koleksionistët e mëdhenj me talente të reja në të cilat mund të investojnë.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në Palazzo Pucci në Firencë, në prani të koleksionistëve, gazetarëve, politikanëve dhe artdashësve, ndërsa përveç Pavllovskës, u shpërblyen edhe artistë të tjerë nga e gjithë bota, të cilët punojnë në media të ndryshme.
Çmimi është për artistët që kanë demonstruar vlera dhe merita të rëndësishme artistike dhe që krijojnë, të frymëzuar nga trashëgimia historike, duke shtyrë kufijtë e shprehjes pamore moderne.