Në kuadër të festivalit jubilar të 30-të të filmit evropian në Paliq, i cili do të mbahet nga 15 deri më 21 korrik në Paliq dhe Suboticë, do të prezantohen përzgjedhjet “Maqedonia e Veriut në fokus” dhe “Filmi i ri hungarez”.
Siç informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, në përzgjedhjen e programit “Maqedonia e Veriut në fokus” do të shfaqen gjashtë filma: “Pastër njerëzore” nga Igor Ivanov, “Njeriu më i lumtur në botë” nga Teona Strugar Mitevska, “Shëruesi” nga Gjorge Stavreski, “Mimi” nga Darian Pejovski, “Borëbardha duhet të vdesë në fund” nga Kristijan Risteski dhe “Motrat” nga Dina Duma.
Filmat do të shfaqen në periudhën prej 16 deri më 21 korrik, kurse programi realizohet në bashkëpunim me Agjencinë e Filmit të Maqedonisë së Veriut.
Festivali synon të prezantojë arritjet më cilësore të kinematografisë bashkëkohore evropiane dhe të kultivoj traditën e filmit artistik dhe autorit për të kontribuar në jetën kulturore në gjithë rajonin. Mbi 150 profesionistë të filmit nga vendi dhe jashtë vendit priten në edicionin e sivjetshëm të festivalit.