MAB– turn muzeor me Bojana Janevën, program filmi dhe matine me DJ

од admin_kult

Në Muzeun e Artit Bashkëkohor nesër (28 dhjetor) në ora 12:00 fillon turneu në muze me kuratore- udhëheqësen Bojana Janeva. Ajo do të shëtis publikun në dy ekspozitat e sapo hapura: “Kohë e thyer” dhe “Bota rikrijohet nga ajo që harron” ekspozitë me vepra nga koleksioni i MAB-së dhe vepra të artistëve bashkëkohorë dhe ekspozitën ndërkombëtare “Lufta e shqisave/Lufta mbi shqisat” nga artistët Lorenc Abu Hamdan, Bejrut Urban Lab, Qendra për Teknologjitë Hapësinore, Arkitekturë Forenzike, Kumjana Novakova, Macuko Jokoxhi dhe Graham Harvud nga kolektivi JoHa dhe në bashkëpunim me Metju Fulet.

Në orën 13:00 do të mbahet matinee me një set DJ-sh dhe në orën 16:00 do të fillojë program filmik në kuadër të ekspozitës “Kohë e thyer…”. Në ekspozitë do të jenë: “ΜΑΛΘΑ: Arkivat e djegura tre herë të profecive të pabesueshme” nga Maria Kristoforidu dhe “Calabuso dhe shkatërrimi kur vdes/kodër” nga Diego Kruks dhe Xhijan Spina.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе