MAB- Shkup anëtar i rrjetit ballkanik të muzeve

од admin_kult

Muzeu i Artit Bashkëkohor MAB- Shkup është bërë anëtar i rrjetit ballkanik të muzeve, ku janë anëtarë rreth 100 muze nga Ballkani, organizata të shumta civile dhe rreth 200 individë nga sektori i kulturës.

Misioni i RBM-së është i përqendruar në muzetë e Ballkanit dhe nënkupton mbështetjen dhe zhvillimin e liderëve kreativ në muze, përfaqësimin e muzeve me përgjegjësi shoqërore, të cilët nxisin mësimin, bashkëpunimin dhe përparimin e ndërsjellë, një hap përpara, duke përdorur trashëgiminë e përbashkët të Ballkanit, si themel për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.

Rrjeti Ballkanik i Muzeve afirmon, ruan dhe ndan trashëgiminë komplekse të përbashkët kulturore të Ballkanit dhe nëpërmjet bashkëpunimit të ndërsjellë rrit rëndësinë e muzeve.

Vizioni i rrjetit është të promovojë muzetë si institucione të të mësuarit, zbulimit, frymëzimit dhe si agjentë të ndryshimit shoqëror – në pronësi dhe të mbrojtur nga shoqëria, të hapura për të gjithë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе