Ministri i Kulturës dhe i Turizmit, Zoran Llutkov, në margjinat e Takimit të dytë ministror të Platformave të menaxhimit të Ballkanit Perëndimor, ka zhvilluar takim dypalësh me kolegen e tij, Ministren e Kulturës dhe Mediave të Malit të Zi, Tamara Vujoviq.
Në takim, ministrat u pajtuan se bashkëpunimi në fushën e kulturës mes dy vendeve është në nivel të shkëlqyer, me mundësi për avancim. Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e Programit të nënshkruar për bashkëpunim në fushën e kulturës ndërmjet dy ministrive për periudhën 2023 – 2026, i cili do të mundësojë bashkëpunim intensiv, veçanërisht në fushën e veprimtarisë muzikore-skenike dhe veprimtarisë filmike.
Ministrat ranë dakord që artistët dhe ansamblet vizitojnë rregullisht festivalet dhe ngjarjet kryesore në të dy vendet. Duke qenë se në Mal të Zi ende nuk janë themeluar disa institucione, ministri Llutkov propozoi vizita të institucioneve përkatëse nga vendi, të cilat do të mundësojnë prezantimin e kulturës dhe traditës maqedonase në Mal të Zi.
Llutkov dhe Vujoviq ndanë edhe mendimet e tyre për mënyrën e funksionimit të ministrive, ku ministri Llutkov e informoi ministrin Vujoviq për zgjerimin e kompetencave të Ministrisë në fushën e turizmit.
Ministri malazez kërkoi ndihmë nga pala maqedonase për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes në drejtim të shkëmbimit të përvojave, qëndrimeve studentore nga kjo fushë.
Ministrat iu referuan edhe bashkëpunimit shumëpalësh, ku ministri Vujoviq e ftoi ministrin Llutkov të marrë pjesë në takimin ministror të iniciativës COMOKOSEE në fund të nëntorit.