Ministri i Kulturës dhe i Turizmit, Zoran Llutkov, sot nga lokaliteti neolitik “Tumba Maxhari” ka njoftuar opinionin për zbulimin e ri nga hulumtimet aktuale arkeologjike, figurin “Nëna e Madhe”.
“Figura e sapo zbuluar, së bashku me një amforë tjetër, janë objekte domethënëse që pasurojnë thesarin e zbulimeve të rralla në vend dhe i japin ekskluzivitet të veçantë arkeologjisë, historisë dhe kulturës maqedonase”, tha ministri Llutkov.
Ai shtoi se për Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, zbulimet e reja janë të rëndësishme sepse tregojnë se kufijtë e zonës po zgjerohen.
“Më vjen keq që në vitet e kaluara kërkimet arkeologjike ishin në ngecje, fondet përcaktoheshin vetëm për mirëmbajtje, por siç jam informuar tashmë është hartuar raport për valorizimin e lokalitetit dhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit do të ofrojmë mbështetje të fortë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore si prioriteti ynë kryesor.
Ky lokalitet do të shpallet trashëgimi kulturore e një rëndësie të veçantë dhe ‘Tumba Maxhari’, si pjesë e Shkupit urban, më dukshëm do të vihet në funksion të turizmit kulturor”, tha Llutkov, i cili shtoi se vitin e ardhshëm, mjetet minimale që këtë vit do të shtohen janë të caktuar për të mbështetur kërkimin arkeologjik të zonës.
Ministri Llutkov theksoi marrëdhënien e partneritetit të Muzeut Arkeologjik dhe Komunës së Gazi Babës në mirëmbajtjen e lokalitetit të vlefshëm dhe theksoi se kujdesi për “Tumba Maxhari” është shembull i suksesshëm i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qendrore dhe vetëqeverisjes lokale.
Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, u shpreh i kënaqur me vazhdimin e hulumtimeve në lokacion dhe zbulimet e reja, duke shtuar se vazhdojnë me afirmimin dhe promovimin e tij jashtë kufijve të shtetit.
Ai mbështeti nismën e Ministrisë për shpalljen e lokalitetit si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, e cila, siç tha ai, do të siguronte mbrojtjen e përhershme të kësaj trashëgimie kulturore të paçmuar.
Drejtoresha e Muzeut Arkeologjik, Sllavica Babamova, në vitin në të cilin muzeu shënon 100 vjet nga themelimi i tij, kryetarit Stefkovski ia dorëzoi çmimin për përkrahjen që kanë marrë në mbrojtjen e muzeut të parë të hapur.
Meqenëse kërkimet arkeologjike të lokalitetit vazhdojnë këtë vit pas një ndërprerje 10-vjeçare, drejtuesja e projektit, arkeologia Elena Stojanova-Kanzurova, vuri në dukje veçantinë e gjetjeve nga rajoni i Shkupit dhe Pellagonisë nga periudha neolitike në botë dhe për këtë arsye ajo njoftoi aplikimin për përfshirjen e tyre në listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s.