Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, sot ka vizituar Qendrën Kulturore dhe Informative Maqedonase në Zagreb, ku është pritur nga drejtoresha e sapoemëruar, Mimi Gjorgoska-Ilievska.
Gjorgoska-Ilievska e njoftoi ministrin Llutkov me punën e Qendrës, si dhe e njoftoi për aktivitetet dhe projektet që ky institucion duhet t’i realizojë deri në fund të vitit. Ministri dhe drejtori, i cili ishte pjesë e delegacionit maqedonas në takimin me ministrin kroat për kulturë dhe media, Obullen Korzhinek, biseduan edhe për zgjerimin e kompetencave të Qendrës në funksion të promovimit të potencialit turistik të vendit, si dhe në sferën e arsimit dhe shkencës .
Ministri Llutkov theksoi se qendrat kulturore dhe informative kanë rol kyç në promovimin e kulturës dhe traditës së një vendi në nivel ndërkombëtar, si dhe për shikueshmërinë dhe njohjen më të madhe të tyre në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Në takim u konstatua se marrëdhëniet maqedonase-kroate janë në nivel të lartë, gjë që ofron hapësirë të gjerë për thellimin e bashkëpunimit në sferën e kulturës dhe turizmit përmes aktiviteteve të QKI-së të Maqedonisë.
Deri në fund të vitit në Qendrën Kulturore dhe Informative Maqedonase në Zagreb do të realizohen disa projekte, ndër të cilat: projekti “Toshe në zemër të Kroacisë” nga I.N Shtëpia Përkujtimore e Todor Proeskit, ekspozita e artistit Vlladimir Temkov, “Mbrëmja e peizazhit maqedonas në Zagreb”, koncerti “Makedonium 2” i përbërjes “In media res”…