Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, në forumin e sotëm në kuadër të Platformës “100% Përkushtuar për ty”, foli për problemet dhe sfidat me të cilat u përball pas marrjes së detyrës, të cilat kërkonin përkushtim, kohë dhe zgjidhje cilësore në mënyrë që korrigjohen pasojat dhe arrihen zgjidhje të rëndësishme.
“Si pasojë e punës joefikase të qeverisë së kaluar gjatë 7 viteve të menaxhimit të sektorit të Kulturës, ne trashëguam borxhe për paga të papaguara, institucione të shkatërruara dhe të pasiguruara, me menaxhime pa strategji, pa prioritete dhe dinamika të përcaktuara të realizimit të projektit. Gjithashtu jemi përballur me ulje të fondeve për aktivitete programore, projekte të ndërprera apo të ngecura, si dhe investime të reduktuara në minimum dhe për shkak të shpalljes së parakohshme të Prokurimit Publik për energjinë elektrike, Ministria e Kulturës dhe Turizmit do të paguajë rrymën më të shtrenjtë këtë vit“, informoi ministri Llutkov.
Për tejkalimin e situatës, me ribalancimin e buxhetit, tha ministri, janë siguruar mjete shtesë për rregullimin e borxhit në bazë të pagave të papaguara në përputhje me Kontratat kolektive të të punësuarve në institucionet dhe fondet kombëtare dhe vendore për regres për institucionet lokale, mjete për sigurimin e institucioneve, për aktivitete programore, për shlyerjen e borxhit për funksionimin e vazhdueshëm të sistemit bibliotekar dhe informativ COBISS.MK në BNU, për projekte infrastrukturore për pushtetin lokal kurse me përkushtim është punuar për fillimin ose vazhdimin e projekteve të ndërprera ose të bllokuara, si dhe për mbrojtjen dhe rehabilitimin e trashëgimisë sonë kulturore
Llutkov theksoi rëndësinë dhe potencialin e turizmit kulturor dhe industrive kreative si shtytës për zhvillimin ekonomik dhe promovimin global të vendit.
“Pasuria unike kulturore, shpirtërore dhe historike që posedojmë, me spektrin e saj të gjerë, është veçanërisht e rëndësishme për ofertën turistike. Industritë kreative i shohim si mundësi për zhvillim ekonomik dhe promovim të vendit si destinacion i njohur në hartën kulturore të Evropës dhe më gjerë”, tha ministri Llutkov.
Sfidat dhe mundësitë që sjell turizmi, sipas ministrit, janë mënyra për të treguar historinë e Maqedonisë para botës dhe do të mundësojnë përmirësimin sistematik të kushteve në këtë sektor. Në këtë drejtim, bashkëpunimi me operatorin turistik gjerman, kompaninë “RSD”, partneritet ky që nga shkurti i vitit të ardhshëm do të sjellë 35 mijë turistë nga Evropa në vit.