Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, mbajti fjalim në “Forum Shkupi – Konsultime sektoriale”, ngjarje në fokus të së cilës janë industritë kreative, mënyrat e stimulimit, rrjetëzimit dhe promovimit të tyre si faktor me ndikim në zhvillimin ekonomik të çdo vendi.
Në diskutimin publik, në të cilin morën pjesë ekspertë të fushës nga Maqedonia dhe Britania e Madhe dhe që u mbajt në “Dhomën publike”, ministri Llutkov përkujtoi se ky aktivitet buron nga Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar së fundmi me Këshillin Britanik.
“Për ato arsye, besoj se ngjarja e sotme do të jetë mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer mendime, njohuri dhe përvoja për realizimin e projekteve të ndryshme që do të rrisin ndikimin e ekonomisë kreative dhe do të pasurojnë ofertën kulturore në vend. E gjithë kjo do të hapë mundësi të reja për shkëmbim dhe bashkëpunim kulturor, do të kontribuojë në përmirësimin e dialogut kulturor dhe zhvillimin e skenës kulturore lokale, do t’u mundësojë artistëve dhe faktorëve të lidhen, të shkëmbejnë ide dhe të marrin pjesë në projekte ndërkombëtare”, tha ministri Llutkov.
Ai vuri në dukje se industritë kreative vitet e fundit në kuadrin global janë dëshmuar si një fushë jashtëzakonisht produktive dhe fitimprurëse dhe shtoi se Ministria e Kulturës dhe Turizmit është në proces të krijimit të një Këshilli për Industritë Kreative të përbërë nga ekspertë, të cilët do të hartojnë Strategjie Kombëtare për zhvillimin e industrive kreative me Plan veprimi dhe po ndërmerren aktivitete përgatitore për krijimin e një hartografie të re të industrive kreative, pas së cilës do të vazhdojnë konkurset vjetore për financimin e projekteve në këtë fushë.
“Besoj se ngjarja e sotme do të jetë mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer mendime, njohuri dhe përvoja për realizimin e projekteve të ndryshme që do të rrisin ndikimin e ekonomisë kreative dhe do të pasurojnë ofertën kulturore në vend. E gjithë kjo do të hapë mundësi të reja për shkëmbim dhe bashkëpunim kulturor, do të kontribuojë në përmirësimin e dialogut kulturor dhe zhvillimin e skenës kulturore lokale, do t’u mundësojë artistëve dhe aktorëve të lidhen, të shkëmbejnë ide dhe të marrin pjesë në projekte ndërkombëtare”, theksoi Llutkov në manifestimin që u mbajt në bashkëorganizim të Këshillit Britanik dhe Unionit të Shoqatave Profesionale Maqedonase në Industritë Kreative – UMPAKI.
Në Forumin ku u fol për ndërtimin e një identiteti të ri përmes ngjarjeve të mëdha kulturore; forcimi i komunikimit në sektor; edukim për karriera kreative; përmirësimin e kushteve për prodhim kreativ, folën edhe zëvendësambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Daniel Filer dhe Kiril Gjozev nga UMPAKI.