Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, me u.d drejtorin e Institutit dhe Muzeut- Ohër, Goran Patçev, ka inspektuar gjendjen e Muzeut të Ujit në Ohër, i cili me keqardhje ka deklaruar se i gjithë kompleksi muzeor duket mjaft i lënë pas dore dhe i pa mirëmbajtur, që është një konfirmim se është harruar plotësisht në vitet e kaluara.
Duke paralajmëruar reagim të shpejtë për rehabilitim, ministri Llutkov theksoi se Ohri në periudhën e ardhshme do të bëhet qendër e turizmit kulturor me 365 ditë.
“Do të zhvillojmë program me shumë përmbajtje kulturore dhe edukative dhe do ta promovojmë Ohrin si qendër kulturore shpirtërore”, tha ministri Llutkov gjatë vizitës së sotme në Muzeun e Ujit, i cili është një nga objektet më tërheqëse dhe më të vizituara në Ohër, ku paraqitet bukurina e natyrës me trashëgimia e jonë kulturore.
Ai theksoi se fillimisht do të sigurohet pajisja dhe kushtet më të mira për punonjësit, në mënyrë që kompleksi muzeor të funksionojë normalisht, pastaj do të rikonstruktohet dhe modernizohet sistemi i dëmtuar i ujitjes, i cili aktualisht nuk është në funksion.
“Do të ndërmerren edhe aktivitete për rikthimin në përdorim të tarracës përballë godinës së muzeut, e cila do t’u mundësojë vizitorëve të kenë një qëndrim të këndshëm dhe të shijojnë pamjen e lagjes përreth”, tha ministri i Kulturës dhe Turizmit, duke theksuar se rehabilitimi i kompleksit do të vazhdojë vitin e ardhshëm, kur do të rehabilitohet platforma e vendbanimit dhe çatitë e kasolleve, gjë që do të lejojë që ky muze unik të rifitojë lavdinë e dikurshme.