Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, në fjalën e tij përshëndetëse në hapjen ceremoniale të Shkollës verore të 57-të të Seminarit ndërkombëtar për gjuhë, letërsi dhe kulturë maqedonase në USHKM në Ohër, tha se “mirëmbajtja e vazhdueshme shumë-dekadëshe e kësaj shkolle është vërtetim i interesimit të gjallë shkencor për gjuhën maqedonase si gjuhë sllave dhe pjesë e bashkimit gjuhësor ballkanik, për preokupimin jo vetëm të gjuhësisë por edhe të mendimit shkencor në përgjithësi, me rrënjët e saj, historike, gjuhësore dhe aspekte të tjera”.
Ai shtoi se këtë vit kur u shënua 75-vjetori i themelimit të Universitetit më të vjetër shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Seminari i cili mbahet në një nga djepet e sllavizmit, në qytetin plot simbolika shpirtërore dhe kulturore, Ohri i lashtë, shënon edhe përvjetorët e rëndësishëm të të mëdhenjve të shkencës dhe kulturës maqedonase: 150 vjet që nga lindja e të maqedonasit të shquar, filologut, kodifikuesit, etnografit dhe publicistit Kërste Misirkov; 95 vjet nga lindja e poetit, eseistit dhe kritikut letrar Gane Todorovski dhe 90 vjet nga lindja e poetit, romancierit dhe dramaturgut të paimitueshëm Petre M. Andreevski.
“Këta aktorë kishin vizion të qartë dhe ishin rojtarë besnikë të gjuhës si thesari dhe thelbi i fundit kombëtar i identitetit dhe kulturës sonë. Prandaj kremtimi i këtyre jubileve le të jetë nxitje për përmbushjen konsekuente të besëlidhjes së shenjtë para themeluesve të kulturës, gjuhës dhe shkrim-leximit tonë kombëtar”, tha ministri Llutkov.
Duke përshëndetur të maqedonistët dhe sllavistët e shquar nga vendi dhe jashtë vendit, Llutkov tha se të kuptuarit e gjuhës si shpirt i popullit, si i atdheut tonë unik, dhe prania e një numri të respektueshëm të pjesëmarrësve, padyshim që paraqet jo vetëm shprehje të interesit të tyre shkencor por edhe dashurinë e tyre për Republikën e Maqedonisë.
“Prandaj, dua t’i siguroj të gjithë se qëndrimi për gjuhën, identitetin dhe tema të tjera të rëndësishme të shoqërisë moderne multikulturore të çdo shkencëtari objektiv dhe të paanshëm, të udhëhequr nga parimi i së vërtetës shkencore, është shumë më i vlefshëm se çdo pozicion tjetër që qëndron për argumente të arbitruara politike, ideologjike apo të ngjashme”, tha ministri Zoran Llutkov.
Ai shprehu bindjen se do të japin kontribut të rëndësishëm në studimin e gjuhës maqedonase, e me këtë edhe në afirmimin e kombit tonë dhe identitetit kombëtar të Republikës së Maqedonisë si anëtare e bashkësisë ndërkombëtare.
Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova, ministrja e arsimit dhe shkencës Vesna Janevska, rektorja e UKIM-së, prof. Biljana Angellova dhe drejtori i SNGJHLK në USHKM, prof. Dr. Kristina Nikollovska.