Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Llutkov ka vizituar sot Krushevën, ku me një program special të titulluar “Ti je engjëll” shënohet 44-vjetori i lindjes së Toshës, njeriut që me muzikën, dashurinë, mirësinë dhe humanizmin e tij fitoi zemrat e mbarë Ballkanit.
“Sot, më 25 janar, kujtojmë Toshe Proeskin, i cili edhe pse fizikisht nuk është më me ne, shpirti i tij vazhdon të jetojë në këngët, kujtimet dhe dashurinë që la pas”. “Prandaj, për nder dhe lavdi të Toshes, pikërisht në këtë ditë që ndodhem në vendlindjen e tij në Krushevë, vizitova familjen dhe vendosa lule të freskëta në prehjen e tij të përjetshme, si dhe vizitova Shtëpinë Përkujtimore të ngritur për nder të tij tha ministri Llutkov.
Llutkov theksoi se “Vendi ynë gjithmonë do të tregojë respekt për Toshën, gjë që vërtetohet nga fakti se Qeveria ka ndarë mjete nga Buxheti për të mbështetur iniciativën e Radio Televizionit të Maqedonisë për xhirimin e një filmi artistik, një filmi dokumentar dhe një TV seri në disa vazhdime të jetës, punës dhe misionit të yllit tonë më të madh të muzikës pop.”
Sipas Llutkovit, kujtimi i Toshës, i cili bashkoi njerëzit me muzikën e tij, vazhdon të frymëzojë gjeneratat e reja dhe përmes këngëve të tij jeton përgjithmonë në zemrat tona.
Ylli i muzikës maqedonase dhe ballkanike Toshe Proeski vdiq në një aksident komunikacioni më 16 tetor 2007 pranë Nova Gradishka, Kroaci.