Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, gjatë vizitës së sotme në lokacionin “Plaoshnik” në Ohër, ka deklaruar se duhet të vazhdojnë sa më parë aktivitetet ndërtimore të kësaj shenjtoreje shpirtërore sepse objektet tashmë kanë filluar të dëmtohen nga kushet të ndryshme të motit.
“Për shkak të mbështetjes modeste financiare të deritanishme, është e nevojshme të sigurohen mjete për zhvillimin e një projekti për punime konservuese-restauruese dhe peizazhit të gjithë lokalitetit arkeologjik. Kjo do të sigurojë vazhdimësi në aktivitete dhe kuptim të plotë të lokalitetit arkeologjik”, tha ministri Llutkov.
Gjatë vizitës së sotme në “Plaoshnik”, ku morën pjesë edhe kryetari i Këshillit të komunës së Ohrit, Perço Bozhnovski dhe u.d drejtorët e Byrosë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe Institutit për mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe muzeut nga Ohri, Vesella Çestoeva dhe Goran Patçev, u konstatua se trashëgimia kulturore që kemi në dispozicion është e rrezikuar sepse shteti nuk ka ndarë fonde të mjaftueshme për mbrojtjen e saj në vitet e kaluara.
“Pikërisht kujdesi i pamjaftueshëm mund të ketë lënë pasoja të qëndrueshme në disa nga monumentet kulturo-historike dhe objektet arkeologjike”, vuri në dukje Llutkov, i cili gjithashtu vizitoi Shtëpinë e Momirëve, që ndodhet mbi Teatrin antik në Ohër, e cila u konstatua se ishte në një gjendje jashtëzakonisht të keqe me stabilitet statik të dëmtuar dhe përbën rrezik për kalimtarët.
“Në Institutin dhe Muzeun Universitar të Ohrit tashmë është përgatitur një projekt bazë për punimet konservatore-restauruese, rivitalizimin dhe përshtatjen e Shtëpisë në hapësirë muzeale, ku do të prezantohen objektet muzeale të zbuluara gjatë hulumtimit arkeologjik të Teatrit antik në Ohër. ”, tha Llutkov, i cili tregoi për problemet për të cilat nuk realizohet ky projekt dhe shtoi se po punohet për tejkalimin e tyre.
Për vazhdimin e plotë të realizimit të projekteve në Ohër janë përgjegjës edhe ministritë dhe institucionet tjera kurse në këtë kontekst ministri Llutkov deklaroi se në një kohë sa më të shkurtër do të iniciojë takim të përbashkët mes të gjitha subjekteve përgjegjëse për zgjidhjen e problemit real dhe gjetjen e një zgjidhje të përshtatshme, e cila do të nisë zbatimin e një numri të madh projektesh.
Ministri Llutkov paraprakisht ka zhvilluar takim pune me kryetarin e komunës së Ohrit Kiril Pecakov, me të cilin kanë biseduar për disa çështje të rëndësishme.
Në takim u diskutua për fillimin me përgatitjen e 19 planeve detale urbanistike në bërthamën e vjetër të qytetit. Gjithashtu u diskutua se Ligji për Menaxhimin e Trashëgimisë Kulturore Botërore është në version pune për Planin e menaxhimit për rajonin e Ohrit, për të cilin komuna do të paraqesë kërkesë për ndryshime të caktuara dhe përafrim me Ligjin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Ligji për ndërtim, Ligji për planifikim urbanistik dhe Ligji i rajonit të Ohrit.