Llutkov: Karnavali i Vevçanit është brend kombëtar dhe përzierje e kulturës, traditës dhe turizmit

од admin_kult

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, në konferencën e sotme për media ku u shpall edicioni i ardhshëm i karnavalit tradicional të Vevçanit, theksoi rëndësinë e njërit prej simboleve më autentike të trashëgimisë sonë kulturore, me traditë mbi njëmijëvjeçare. Ai nënvizoi se përkundër sfidave dhe mungesës së përkrahjes së vazhdueshme në vitet e kaluara, karnavali i Vevçanit vazhdon të jetë simbol i kulturës dhe traditës sonë.

“Karnavali i Vevçanit është vërtetim i përkushtimit dhe dashurisë së banorëve të Vevçanit ndaj trashëgimisë së tyre, të cilët me këmbënguljen dhe pasionin e tyre mbajtën gjallë frymën e karnavalit dhe dëshmuan rëndësinë e tij. Maskat kreative të bëra me mjeshtëri të madhe janë më shumë se vepra arti. Ata janë pasqyrë e kohës, sjellin mesazhe, tregojnë histori dhe lidhin të kaluarën me të tashmen në mënyrë unike dhe komentojnë realitetin”, tha Llutkov.

Ministri Llutkov theksoi atraktivitetin turistik dhe mundësitë për zhvillimin e kulturës dhe turizmit në Vevçan: “Vevçani është gjithashtu atraksion i vërtetë turistik. I vendosur në shpatet e malit të Jabllanicës, me natyrë të paprekur siç janë burimet e Vevçanit, historia e pasur, arkitektura tradicionale, specialitete nga kuzhina lokale, tradita dhe folklori është baza që Ministria e Kulturës dhe Turizmit t’i kushtojë vëmendje të veçantë në të ardhmen për promovimin dhe mbështetjen e turizmit kulturor në të gjithë këtë rajon, duke përfshirë Ohrin, Strugën dhe Debërcën”.

Në prag të karnavalit të sivjetshëm të Vevçanit, ministri njoftoi se kjo ngjarje, e cila është anëtare e shoqatës ndërkombëtare të karnavaleve, do të promovohet si brend kombëtar që ofron përvojë unike dhe e cila, si ndërthurje e kulturës dhe turizmit, tërheq dhe do të tërheqë vëmendjen dhe frekuentimin edhe më të madh ndërkombëtar.

Në konferencë për media foli edhe kryetari i Komunës së Vevçanit, Spase Koçovski. Është bërë e ditur se karnavali i Vevçanës do të mbahet tradicionalisht për festën e “Shën Vasilit”, nga 12 deri më 14 janar. Përveç maskave tradicionale dhe krijimeve të reja që pasqyrojnë jetën shoqërore në 12 muajt e fundit, organizatorët shpallën program të pasur dhe të larmishëm muzikor dyditor.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе