Ministri i Kulturës dhe i Turizmit, Zoran Ljutkov, realizoi një vizitë pune në lokalitetin Bargalla, Komuna e Karbincit, si dhe në institucionet nacionale nga fusha e kulturës në Shtip, me ç’rast bëri një shqyrtim të gjendjes aktuale, duke parë nevojat e institucioneve për periudhën në vijim.“Bargalla është një lokalitet me rëndësi strategjike për politikat tona në zhvillimin e turizmit kulturor, prandaj së bashku me institucionin kompetent Enti dhe Muzeu – Shtip dhe me kryetarin e Komunës së Karbincit, Viktor Paunov, do të angazhohemi për shfrytëzim edhe më të madh të pavijonit turistik në vend dhe për promovimin e kishës së Shën. Gjorgi, të cilët bëjnë një kompleks jashtëzakonisht tërheqës për afirmimin e kulturës dhe historisë së kësaj treve”, tha Ljutkov dhe shtoi se për këtë vend të jashtëzakonshëm është përgatitur një rivlerësim, i cili do të sigurojë një regjim të ri mbrojtjeje.
Ministri Ljutkov tha se Ministria e Kulturës dhe e Turizmit vazhdon të mbështesë në vazhdimësi aktivitetet programore të lokacionit dhe shprehu mbështetjen për gjetjen e mënyrave alternative të financimit, veçanërisht në fushën e ndriçimit efikas gjatë natës, të qytetit të mbrojtur dhe të rrethuar nga antikiteti i vonë. Në Shtip, ministri Ljutkov theksoi nevojën urgjente për renovimin e objektit të Teatrit Kombëtar, veçanërisht të çatisë që pikon dhe që rrezikon sigurinë e aktorëve dhe publikut. “Këtu ballafaqohemi me mungesën e kuadrove teknik bazë të nevojshmëm për të drejtuar punën si të Qendrës ashtu edhe të Teatrit të Shtipit. Vitet e fundit nuk janë plotësuar as pozitat më vitale të nevojshme për realizimin e produksioneve, gjë që ka sjellë një nivel të ulët të përmbajtjeve programore, repertuarit ë pamjaftueshëm, thujase institucione të mbyllura.
Ndër prioritetet e politikës sonë do të jetë gjetja e modeleve për rinovimin dhe riekipimin gradual të personelit të Qendrës së Kulturës, si institucion që është bartës i jetës kulturore të Shtipit”, tha ministri. Ministri Zoran Ljutkov dhe kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov, diskutuan për mënyrat e sigurimit të fondeve për projektet që ka miratim për konservim dhe mund të punohet menjëherë në mbrojtjen e tyre, dhe ato janë: Kulla e Sahatit në Shtip, Xhamia e Husamedin Pashës ose kisha e Shën. Ilia, si dhe projektin për konserviim të Isarit. “Është sfidë për t’u kujdesur dhe për të ruajtur trashëgiminë kulturore, ta vëmë në dijeni komunitetin ndërkombëtar për vlerën e tyre dhe të mundësojmë qasje të gjerë për bukuritë kulturore, natyrore, gastronomike të vendit tonë, veçanërisht të Shtipit dhe t’i promovojmë si ofertën tonë autentike turistike. “, tha ministri i Kulturës dhe i Turizmit, Zoran Ljutkov.