Labina Mitevskës iu dorëzua çmimi për bashkëprodhim ndërkombëtar nga “Eurimazh” dhe Akademia Evropiane e Filmit në Lucern

од admin_kult

Producentja dhe aktorja maqedonase Labina Mitevska është fituese e çmimit të sivjetmë Eurimazh për bashkëprodhime ndërkombëtare nga Eurimazh dhe Akademia Evropiane e Filmit. Mitevska ishte e ftuara e nderit në pritjen gala të 37-të të Çmimeve Evropiane të Filmit në Lucern, ku edhe e mori çmimin personalisht.

“Shumë rrallë mund të flas maqedonisht. Faleminderit për këtë. 25 vjet më parë unë isha producentja e parë femër pas një kohe të gjatë dhe motra ime Teona ishte regjisorja e parë femër. Na u deshën vite e vite për të provuar veten në shoqërinë shumë maço ballkanike. Ne ishim gra dhe donim një ndryshim – për të vërtetuar se filmi nuk është vetëm dhe ekskluzivisht për profesionistët meshkuj të filmit. Ne donim të bënim bashkëprodhime evropiane me më shumë gra dhe më e rëndësishmja, donim të bënim filma pa kompromis. Nuk ishte e lehtë dhe ende nuk është. Por ne besuam se arti, filmi do të ndryshonte botën. Sot besojmë gjithashtu se filmi do të ndryshojë botën, do të na japë një këndvështrim tjetër për botën”, tha Labina në ceremoninë e ndarjes së çmimeve evropiane të filmit.

Sipas jurisë, ky çmim Mitevskës i ndahet si nderim për dhuratën e një produksioni familjar, kushtuar me pasion kinematografisë evropiane.

Çmimi për bashkëprodhimet ndërkombëtare “Eurimazh” ndahet nga Akademia Evropiane e Filmit në bashkëpunim me “Eurimazh”, së bashku me Fondin për mbështetjen e kulturës të Këshillit të Evropës. Çmimi konfirmon rolin kyç të bashkëprodhimeve në forcimin e shkëmbimit ndërkombëtar dhe paraqet një çmim me interes kombëtar për kinemanë maqedonase.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе