Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Llutkov sot (28 maj 2025) në Kotor të Malit të Zi, mori pjesë dhe mbajti fjalim në takimin e parë të Ministrave të Kulturës nga Ballkani Perëndimor, të organizuar nga Këshilli Britanik, në partneritet me Ministrinë e Kulturës së Malit të Zi. Takimi u mbajt si pjesë e Procesit të Berlinit 2025, i organizuar këtë vit nga Mbretëria e Bashkuar. Ky takim i sotëm në Kotor, përfaqëson përfshirjen e parë të ministrave të kulturës nga Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ministri Llutkov theksoi në takim: “Në kohë kur rritja ekonomike matet jo vetëm përmes prodhimit industrial, por edhe përmes thellësisë kulturore dhe kapacitetit kreativ, është e nevojshme të njihet vlera strategjike e lidhjes midis kulturës dhe turizmit. Ne duhet të përdorim takime të tilla dhe të ngjashme për të hartuar në mënyrë gjithëpërfshirëse sinergjinë e tyre si nxitës i ekonomisë kreative- ekonomi që rritet nga idetë, ushqehet me inovacione dhe bazohet në vlerat njerëzore.”
Takimi ishte një tjetër mundësi për të prezantuar arritjet e ministrive në fushën e kulturës, si dhe për të ofruar platformë për promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe takimeve me partnerë kryesorë ndërkombëtarë që mbështesin rritjen ekonomike përmes kulturës dhe industrive kreative.