Në qershor të këtij viti do të fillojë konservimi i Kullës së Pirgos, mbi fshatin Mokrievë në malin Belasicë. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Novosellës, Gjorgje Bozhinov, i cili së bashku me ekipin e ekspertëve nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeve – Strumicë, kanë vizituar këtë lokacion.
Konservimi i kullës do të realizohet me mjete të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, ndërsa mjetet për përgatitjen e projektit konceptual dhe projektit bazë të restaurimit janë siguruar nga komuna. Pas përfundimit të aktiviteteve konservuese dhe restauruese do të kryhet peizazhi në nivel tokësor i zonës rreth kullës.
Vendi Pirgo përmendet në legjenda dhe mbahet mend në histori si një vend i famshëm historik, veçanërisht në kontekstin e kohës së Car Samuil dhe Betejës së Belasicës. Ndryshe, Pirgo është lokacion i njohur ku, sidomos në pranverë dhe verë, popullata vendase dhe shumë mysafirë shpesh bëjnë piknik dhe organizojnë manifestime.