“Kriza luan” – ekspozitë e Igor Stanoeskit në QKM

од admin_kult

Sot (22 janar) në ora 20:00, në galerinë e NKQ do të hapet ekspozita “Kriza luan” e artistit dhe muzikantit Igor Stanoeski – Igi men.

Siç informojnë nga NKQ, ekspozita paraqet udhëtim të brendshëm përmes defekteve të së tashmes.

Igor Stanoeski (Igi men) është autor multimedial, muzikant, kompozitor, tekst shkrues, skulptor akademik dhe producent. Ka mbaruar shkollën e mesme për art të zbatuar- dega e skulpturës aplikative, ndërsa në vitin 2013 ka diplomuar në Fakultetin e Arteve Figurative- Shkup, në degën e skulpturës në klasën e Zharko Basheskit. Ai deri më tani ka ekspozuar në shumicën e hapësirave të galerive në mbarë Maqedoninë, por edhe jashtë vendit.

Ekspozita “Kriza luan” do të qëndrojë në galerinë e QKM-së deri në ditët e para të shkurtit.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе