Kostadinovska-Stojçevska: Të nxisim çdo ditë dashurinë e fëmijëve ndaj librit

од admin_kult

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, sot vizitoi kopshtin e fëmijëve “Gëzimi Fëmijëror” – objekti “Luledielli” në Autokomandë, Komuna e GaziBabës, ku së bashku me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, lexuan libra me figura për fëmijë, dhe më pas biseduan me ata.

– Bibliotekën e fëmijëve në kopsht e kemi pasuruar me libra me figura të rinj për fëmijë, të cilat janë mbështetur nga Ministria e Kulturës. Fëmijët janë e ardhmja e botës, ata janë plot njohuri, kreativitet, imagjinatë. Ata janë shpirtra të pastër kureshtarë që duan të zbulojnë botë të reja dhe librat janë thesari më i madh. Dëgjuam përgjigje të mençura, të sinqerta nga fëmijët, të cilët ndanë me ne pse u pëlqejnë tregimet, kush u pëlqen më shumë t’u lexojnë, cili është alfabeti ynë, si quhet gjuha jonë dhe më shumë – theksoi ministrja Kostadinovska-Stojçevska.

Ajo ndër të tjera tha se e dimë se nuk ka fëmijë që nuk i pëlqen libri me figura dhe sot së bashku shijojmë librat me figura të autorëve maqedonas, të cilët me krijimtarinë dhe inovacionin e tyre janë kryevepra të vërteta.

– 10 vite më parë, botuesit u ankuan se numri i autorëve tanë të librave me figura dhe librave për fëmijë dhe të rinj në përgjithësi ishte shqetësues, dhe për këtë arsye ata ishin të detyruar të përkthenin autorë të huaj ose të ribotonin botimet e vjetra vetëm që të mjaftonin autorët tanë. Këtë dobësi e ka parë edhe Ministria e Kulturës dhe fatmirësisht në tre vitet e fundit situata ka ndryshuar. Ndërkohë, u shfaqën breza të rinj, të cilët me talentin dhe pasionin e tyre iu përkushtuan plotësisht ringjalljes së këtij segmenti të rëndësishëm të letërsisë. Kemi shkrimtarë të mrekullueshëm të zgjuar për fëmijë, kemi fëmijë edhe më të zgjuar. Është një kombinim për një pesëshe të pastër, që me gjithë zemër e meritonin mbështetjen tonë – shtoi Kostadinovska-Stojçevska.

Ajo shtoi se ne kemi detyrë serioze dhe përgjegjësi të përbashkët, mbi të gjitha, siç theksoi ministrja e Kulturës, të krijojmë kushte për lexim, të zhvillojmë kulturën e leximit, të nxisim dashurinë e fëmijëve për librin në baza ditore dhe t’ua rrënjosim qëndrimi se pavarësisht nga të gjitha mjetet e reja moderne, ndjenja kur mban një libër në dorë është e pazëvendësueshme.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе