Ministria e Kulturës me projektin “Shkupi në 5 e 17”, është përfshirë në përkujtimin e 60 vjetorit të tërmetit katastrofik që goditi Shkupin më 26 korrik 1963.
Programi dy ditor nën titullin “Shkupi në 5 e 17” filloi mbrëmjen e djeshme me një koncert në parkun “Ibni Pajko”, ku breza të ndryshëm qytetarësh, përmes një rrugëtimi nostalgjik muzikor, kujtuan këngët dhe vargjet më të bukura kushtuar Shkupit.
Në koncert morën pjesë Orkestra e Shoqatës së Muzikantëve të Xhazit dhe artistëve të lirë dhe artistët e estradës Dragan Mijallkovski, Andrijana Janevska, Svetllana Jovanovska dhe Xhon Ilija Apellgrin.
Shkupjanët dhe të gjithë dashamirët e muzikës shijuan paraqitjen e disa prej evergrin-kompozimeve më të njohura maqedonase, duke përfshirë “Liqeni im”, “Leni”, “Heshtë një luginë”, “Për ne filloi jeta”, “Randevu”, ” Hesht, hesht” dhe kompozime të tjera që kanë vlera të përhershme në muzikën maqedonase.
Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska falënderoi Orkestrën e Shoqatës së Muzikantëve të Xhazit dhe Artistëve të Lirë dhe të gjithë artistët që interpretuan hitet e përjetshme. Kostadinovska-Stojçevska sqaroi se vendimi për hapjen e kësaj serie manifestimesh me koncert të këngëve maqedonase evergrin ishte, siç tha ajo, i shumë shtresave.
“Muzika ka aftësi unike për të prekur shpirtin, për të trazuar kujtimet dhe për të frymëzuar. Ajo ka fuqinë për të bashkuar njerëzit, për të krijuar ndjenjë të bashkësisë. Shfaqjet e të gjithë muzikantëve dhanë shenjë të shpirtit të përhershëm të Shkupit. Të gjithë e kujtuam qëndresën e Shkupit në përvjetorin e shënuar të tërmetit katastrofik që riformoi kryeqytetin. Të gjithë pulsuam në shpirtin e Shkupit, duke kujtuar atë që humbëm, por edhe si festë për aftësinë tonë për të ecur përpara përkundër vështirësive”, theksoi Kostadinovska-Stojçevska.
Programi i manifestimit “Shkupi në 5 e 17” vazhdon sot në Muzeun e Artit Bashkëkohor, ku do të hapet ekspozita digjitale “Shkëlqimi dhe rënia e Shkupit”, e cila do të prezantojë veprën e Kiro Georgievskit. Ekspozita është e hapur për vizitorët nga ora 10:00 deri në 13:00 dhe nga ora 15:00 deri në 17:00.
Në Muzeun e Qytetit të Shkupit do të mbahet ngjarja multimediale e Terapisë – “Flisni për Shkupin”, e cila përfshin ekspozita artistike, shfaqje filmash, program për artin vizual dhe program muzikorë, muzikë klubi, ngjarje për Shkupin urban dhe modern.
Në Kinotekën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbrëmje në ora 18:00 do të shfaqet përzgjedhja e revistave të filmit të shkurtër të “Filmski Novosti” me rastin e tërmetit në Shkup, ndërsa nga ora 20:00 do të shfaqet premierë e filmit të digjitalizuar “Memento” nga Dimitrie Osmanli.
Në sallën e sportelit të Postës dhe objektin e Qendrës së Telekomunikacionit, në orën 20:00, ekipi kreativ i “Shkupi Lajt Art Distrikt” do të realizojë instalacione audiovizuale me projeksion laser dhe hartës 3D si paraqitje ilustruese e tërmetit dhe rindërtimit. Njëkohësisht do të ketë projeksion vizual me hartografi 3D nga lokacionet Kalaja e Shkupit dhe kullat e larta në Karposh 1 dhe 2.
Nga revistat filmike të “Filmski Novosti” do të shkojnë edhe në video murin e “Telekom” në Sheshin “Maqedonia”. Filmat do të shfaqen edhe në video-murin e Operës dhe Baletit Nacional me fillim nga ora 20:00 dhe në qendrën tregtare “East Gate” gjatë gjithë ditës. Video-insertet do të shfaqen gjithashtu në MAB.
Manifestimi dy ditor “Shkupi në 5 e 17” organizohet nga Ministria e Kulturës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.