Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot në margjinat e Forumit të tretë Ndërkombëtar të Industrive Kreative u takua me Filip Kern, drejtor dhe themelues i AKE-së për Çështje Evropiane – Bruksel dhe Martin Kaf, këshilltar i Kryeministrit për industri kreative dhe turizëm të Republikës së Serbisë Ana Brnabiq.
Në takim u diskutua për rëndësinë e industrive kreative, zhvillimin e qëndrueshëm dhe kontributin e tyre në ekonominë vendase.
Ministrja e Kulturës tregoi se po ndërmerren hapa të rëndësishëm për të afirmuar dhe vlerësuar realisht potencialin e sektorit të industrive kreative, përmes të cilave ne fuqizojmë kulturën dhe artin, si dhe industrinë.
“Industritë kreative janë pjesë e rëndësishme e Strategjisë së Ministrisë së Kulturës, dhe me Ligjin e ri për interes publik në Kulturë, i cili ndryshon mënyrën e përcaktimit, mbështetjes dhe financimit të kulturës, ne po prezantojmë edhe aktivitete të reja kulturore në fushën e industritë kreative”, tha në takim Kostadinovska-Stojçevska.
Kern dhe Kaf theksuan se angazhimi dhe aktiviteti i Ministrisë së Kulturës në promovimin e rëndësisë së industrive kreative si “arma më e fuqishme ekonomike” është vlerësuar, duke i dhënë mbështetje të plotë zhvillimit të industrive kreative në nivele të ndryshme.
Ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska e hapi Forumin Ndërkombëtar të Industrive Kreative me fjalimin e saj me temë: “Sipërmarrjet e qëndrueshme në industritë kreative”, organizuar nga Unioni i shoqatave profesionale maqedonase në industritë kreative (UMPAKI) Shkup.