Artistët e rinj dhe autorët e skenës së pavarur kulturore, përmes projektit “Vizato në gjuhën maqedone” kanë mundësinë që me idetë e tyre kreative të kontribuojnë kundrejt ruajtjes së pasurisë tonë më të madhe, gjuhën e nënës, porositi ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska.
Konkursi për projektit zgjat deri më 5 qershor, ndërsa përparësi kanë autorët e rinj deri më 30 vjet të cilët konkurojnë për herë të parë si dhe projekte të vogla si aktivitet janë të planifikuiara që të realizohen në periudhën e shënuar me përdorimin e gjuhës maqedone.
-Ne jemi të detyruar të ruajmë gjuhën maqedone dhe të nxisim gjeneratat e reja edhe përkundër ndikimit të gjuhëve të ndryshme të huaja, të flasin, shkruajnë por edhe të vizatojnë në maqedonisht. Ndërsa ne si Ministri përmes aktiviteteve të ndryshme kulturore duam që të sigurohen kushte për krijimin e formave të reja të shprehjes kulturore, në të cilat përmes mediave të ndryshme do të shfrytëzohet gjuha maqedone, me të cilat do të modernizohet dhe lëviz oferta kulturore, thotë ajo.
Sipas konkursit, propozim-projektet mund të jenë nga ndonjë fushë e krijimtarisë artistike dhe detyrimisht duhet të përmbajë fjalë në gjuhën maqedone dhe alfabetin cirilik maqedonas siç janë : mbishkrime, ndërhyrje figurative në hapësirën urbane, ngjitëse (stikera) për rrjetet sociale dhe kanale për komunikim (Viber, Instagram…), ekspozita individuale dhe grupore.
Më shumë informacione për paraqitje në konkurs në linkun.