Mbrëmë në Qendrën Kulturore të Serbisë në Paris, në prani të një publikut të madh nga jeta publike dhe korit diplomatik, përfaqësuesve më të lartë nga ambasadat e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, u hap ekspozita “Supstrati” – projekt i përbashkët i nismës “Ballkani i Hapur”.
Në ekspozitë, e cila është nën patronazhin e ministrive të kulturës të tre vendeve të Ballkanit, u drejtua ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, e cila me kolegët e saj, ministrat Elva Margariti dhe Maja Gojkoviq, konfirmuan idenë e afirmimit dhe synimet e nismës për krijimin e shteteve evropiane në Ballkan, ku kultura ka ndikim të fortë.
– “Supstrati”, fjalë që e interpretoj si aleancë në krijimtari, është titulli me të cilin jemi mbledhur sonte në Qytetin e Dritës për të respektuar dialogun mes artistëve, për të admiruar krijimin e përbashkët dhe për t’i shtuar një kënd dritës. Jo për të intensifikuar pasqyrimin e hijeve të Ballkanit, por për të nxjerrë nga hija gjithë bukurinë e kulturave të Ballkanit. Sepse Ballkani është tokë pjellore për pemën tonë kulturore, shëndetin e së cilës e dëshmon mbulesa madhështore, e cila është po aq e nevojshme për dritën – tha ministrja Kostadinovska-Stojçevska.
Ajo e falënderoi kuratoren Klaudia Paecolld për idenë e jashtëzakonshme, si dhe autorët Kristina Pulejkova, Nina Zheljkoviq dhe Driant Zenelli, të cilët, siç tha ajo, e kërkuan dhe depërtuan në kulturën më të mirë të fqinjit.
Ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska falënderoi artistët sepse, siç thotë ajo, hynë thellë në histori, për të na mundësuar që në këtë moment të takohemi dhe të vazhdojmë drejt së ardhmes evropiane, demokratike, humane… sepse ajo është rruga siç e dëshirojmë dhe shtoi:
– Besoj fort se me forcën e kulturës, bashkëpunimit, krijimtarisë do të rritet edhe bashkëpunimi politik. Kultura na ngre gjithmonë në nivel të ri, më të lartë cilësor. Prandaj edhe kësaj radhe nuk ka munguar mbështetja e tri ministrive të kulturës – serbe, shqiptare dhe maqedonase. Dhe ja ku jemi, në ambientet e bukura të Qendrës Kulturore të Serbisë në Paris, në frymën e nismës “Ballkani i Hapur”. “Ballkani i hapur” nuk do të thotë se të gjitha çështjet në Ballkan janë të mbyllura. Por hapja e Ballkanit është tashmë çështje largpamësie dhe gjerësie. Procesi ka filluar dhe “Supstrati” është dëshmi e forcës së trungut që po ushqejmë. Është marrëzi ta tundosh duke gdhendur iniciale, si mesazhe të këqija, në lëvoren e tij – përfundoi Kostadinovska-Stojçevski në hapjen e manifestimit të madh për kulturën ballkanike në kuadrin evropian.
Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, foli për Ballkanin si rajon i gjallë dhe më pak i trazuar, ku diskutohet fort origjina e një kënge, por në të njëjtën kohë ne të gjithë vazhdojmë të këndojmë të njëjtën këngë, të tregojmë të njëjtat legjenda, ti biem të njëjtave instrumente. Ajo tha se kjo ekspozitë si projekt rajonal dhe arti në përgjithësi është arsyeja pse jemi këtu të gjithë bashkë.
“Kultura, siç ka treguar historia, ka qenë gjithmonë urë komunikimi dhe lidhjeje mes kombeve. Kjo ekspozitë është gjithashtu shembull i mirë i lëvizjes së lirë të artistëve në Ballkan dhe tregon se si ata janë pjesë e një mozaiku kulturor shumë më të madh se ai vendor.
Qeveritë tona janë të përkushtuara për të mbështetur dhe lehtësuar në mënyrë aktive këtë mozaik kulturor rajonal përmes marrëveshjeve dypalëshe”, tha Margariti.
Ministrja e Kulturës së Serbisë, Maja Gjojkoviq, foli për rëndësinë e kësaj ekspozite, e cila vjen si rezultat i punës vetëm njëvjeçare pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunimit të nismës “Ballkani i Hapur” në Ohër.
– Kemi treguar se kultura nuk njeh kufij, as nuk është skllav i paragjykimeve dhe se i kapërcen lehtësisht të gjitha barrierat. Projekti “Ballkani i Hapur” dhe gjithçka që është arritur deri më tani falë tij është përpjekje e përbashkët për të krijuar imazh të ri, sigurisht më të mirë për rajonin tonë në botë – tha Gjojkoviq.
Ekspozita “Supstrati” në fokus ka artin bashkëkohor dhe thekson lidhjet themelore mes tre vendeve në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”. Ekspozita, e cila është një dëshmi e fuqisë transformuese të artit dhe kulturës në bashkimin e kombeve, do të jetë e hapur deri më 12 gusht.