Të ftuar të shumtë e përshëndetën me duartrokitje të forta filmin maqedonas “Amvisëri për fillestarë” të regjisorit Goran Stolevski, pas premierës botërore të Festivalit të filmit në Venecia, me të cilin dje në mbrëmje në Qendrën e kulturës në Manastir u hap Festivali i 44 ndërkombëtar i kamerës filmike “Vëllezërit Manaki” që këtë vit mbahet nën moton, “E panjohura e mrekullueshme”.
Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska u uroi mirëseardhjen mysafirëve në Manastir në ceremoninë para shfaqjes së filmit, e cila tha: “Në qytetin që për të 44-tën herë, për nder të “Vëllezërve të dritës”, Janaki dhe Milton Manaki, nderon me dinjitet magjinë e kamerës së filmit”.
– Ky festival, i cili ushqen vlerat e artit vizual, është edhe ruajtësi i kujtimit të vëllezërve kurioz Manaki, për të cilët “e panjohura” ishte një sfidë e madhe. Kjo sfidë na solli deri te “E panjohura e mrekullueshme”. Prandaj, sonte dhe këtu me kënaqësi dua të theksoj se koleksionin e trashëgimisë kulturore të tundshme FONDI 580 “Vëllezërit Manaki 1853 – 1964”, i cili ndodhet në drejtorinë e Arkivit shtetëror Manastir, e kemi shpallur trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, në nënkategorinë jashtëzakonisht e rëndësishme – theksoi Kostadinovska-Stojçevska. Ajo shtoi se koleksioni i mbi 1200 artefakte është dëshmi origjinale e një kohe të trazuar në Ballkan dhe një lloj dorëshkrimi me rëndësi evropiane.
– Mos të flasim për historinë e kinemasë botërore. Sepse, vëllezërit Manaki ishin të parët në Ballkan, ndër të parët në Evropë. Kinematografia maqedonase ua ka borxh gjithë këtë respekt – tha ministrja e Kulturës në Manastir duke shtuar: – Arti filmik është një medium i fuqishëm, gjuha më e kuptueshme që i kalon lehtësisht të gjitha barrierat. Vëllezërit Manaki e kanë kuptuar shumë kohë më parë. Dhe duke hyrë në filmin “e tyre”, ata arritën te “E panjohura e mrekullueshme”. Atje ku shkoni edhe ju.
Kostadinovska-Stojçevska ia dorëzoi çmimin fituesit të Oskarit Peter Bizhu, i cili është fitues i përvitshëm i “Kamera e Artë 300” për arritje jetësore, duke përgëzuar mirënjohjet për të gjithë bartësit e çmimeve vjetore. Ajo theksoi se Ministria e Kulturës është dhe do të jetë respektuese dhe mike e të gjithë atyre për të cilët ky “festival i filmit” në Manastir është gjithçka.
– Si rrjedhoshë, të kënaq entuziazmi, pasioni i këtij festivali, nga viti në vit, për dekada të tëra, për të ndërtuar dashurinë për stafin e mirë. Dhe kjo meriton respektin tonë – shtoi Kostadinovska-Stojçevska.
Fituesi i sivjetshëm i arritjeve jetësore, Peter Bizhu është kinematografi i filmave antologjik “Misisipi digjet”, “Shfaqja e Trumanit”, “Në emër të babait”, “Dëmi”, Pink Flojd: Muri”, “Jeta e Brajanit”, “Banditi i kohës”, “Riçardi i III-të”, etj. Bizhu ka punuar me regjisorë të shumtë të njohur nga bota e filmit si dhe me Alan Parker, me të cilin kanë punuar së bashku në veprën antologjike të vitit 1982 “Pink Flojd: Muri”, me këngën e të cilit filloi ky edicion i 44-të i Festivalit të kamerës filmike “Vëllezërit Manaki”.
Çmimin “Ylli i madh i filmit maqedonas”, fitues i të cilit këtë vit është aktorja dhe producentja e njohur maqedonase Labina Mitevska, tradicionalisht e ndau kryetari i Shoqatës së punonjësve të kinemasë së Maqedonisë, Igor Ivanov- Izi. Në hapje të Festivalit folën drejtori i Festivalit, Simon Moni Damevski dhe kryetari i komunës së Manastirit, Toni Konjanovski.
Në edicionin e 44-të të festivalit, i cili mbahet nga data 23 deri më 29 shtator, fitues i çmimit special “Çmimi i Artë 300” për kontribut të veçantë në artin botëror të filmit është Semus Mekgarvi, skenari i të cilit qëndron pas filmit “Pendimi” dhe “Ana Karenina”, për të cilën u nominua edhe për çmimin Oscar për fotografinë më të mirë (kinematografi). I ftuari special i këtij viti është producenti i njohur, Ian Smit
Në Festival do të shfaqen 79 filma, ndërsa nga jashtë do të vijnë 350 mysafirë, për të cilët është përgatitur program shtesë, i cili përfshin punëtori, ekspozita, kabare dhe shumë shoqërim në Manastir.