Ministrja e kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe ambasadori evropian Dejvid Gir dje morën pjesë në hapjen ceremoniale të hapësirës të riparuar të oborrit qendror “pacio” në Institucionin nacional, Instituti dhe Muzeu – Manastir.
Në fjalën e saj, Kostadinovska-Stojçevska theksoi se është nder i veçantë për të që në këtë objekt përfaqësues arkitektonik të njohur si “Kazerma e vjetër”, sot Institucioni nacional Instituti dhe Muzeu – Manastir, edhe njëherë vërtetohet partneriteti kulturor me Bashkimin Evropian për promovimin e potencialeve të mbrojtura kulturore
“Me krenari mund t’i theksoj qytetarët e Manastirit se Ministria e Kulturës, Instituti dhe Muzeu – Manastir, me grantin nga programi IPA, kanë kryer rikonstruksionin e oborrit qendror “pacios” të Muzeut si një nga shumë aktivitete në kuadër të projektit “Smart for you too” (SMART4YOU2). Projekti për promovimin e trashëgimisë së pasur kulturore që synon afirmimin dhe respektimin e vlerave kulturore që i posedon rajoni me bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë dhe kjo do të kontribuojë edhe në zhvillimin e potencialit turistik ndërmjet komunave Manastir, Korçë dhe Pustec”, nënvizoi Kostadinovska-Stojçevska.
Ajo shtoi se lapidariumi, i cili ndodhet në oborrin e Institutit dhe Muzeut – Manastir, është një tjetër hapësirë e re ekspozuese ku vizitorët mund të shohin për herë të parë disa nga monumentet e mermerit që kanë qenë më parë në depot e muzeut, shumica e të cilave datojnë në shekullin I dhe III pas Krishtit, si dhe gurët e varreve.
“Në këtë hapësirë të fisnikëruar, e cila tashmë është shndërruar në lapidarium, janë ekspozuar rreth pesëmbëdhjetë monumente që janë zbuluar në periudha të ndryshme kohore dhe në lokalitete të ndryshme në Manastir dhe rrethinë. Besoj se si një dritë e kësaj historie suksesi do të ngjallin mbresa të forta tek të gjithë artdashësit”, tha ajo.
Ministrja e Kulturës shprehu kënaqësinë që Instituti dhe Muzeu i Manastirit është një nga institucionet në vend që ka shfrytëzimin më të lartë të fondeve evropiane në fushën e veprimtarisë kulturore. Ajo shprehu bindjen se në të ardhmen, në kuadër të Programit vjetor të Ministrisë së Kulturës dhe me ndihmën e fondeve evropiane, do të vazhdojmë të ndjekim imazhin pozitiv të kultivimit të vlerave kulturore evropiane për të arritur efekte më të mira në kulturë dhe art.
Kostadinovska-Stojçevska i shprehu mirënjohjen e saj ambasadorit evropian Dejvid Gir për përpjekjet e tij për të zbukuruar pamjen autentike të këtij objekti arkitektonik kulturor jashtëzakonisht të rëndësishëm.
“Jemi mirënjohës që Bashkimi Evropian mbështet shumë iniciativa dhe projekte për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore maqedonase, për shkëmbimin e njohurive ndërmjet ekspertëve dhe studentëve të rinj, konservatorëve të ardhshëm për ruajtjen e artit dhe traditës maqedonase, si dhe për përmirësimin dhe cilësinë e ofertës turistike. Jam i bindur se realizimi i këtij dhe i projekteve të ardhshme do të rezultojë me energji të re për miqësi edhe më të madhe, fqinjësi të mirë, ajo që na afron dhe na çon në shtëpinë e përbashkët evropiane”, nënvizoi ministrja e Kulturës.