Mbrëmë, në ditën e pavarësisë – 8 Shtator, në Pragë kanë vazhduar manifestimet e manifestimit „Ditët e kulturës maqedonase”.
Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, para koncertit të Orkestrës Kamertale të njohur nga Manastiri dhe solistëve të shquar Vlatko Stefanovski dhe Tamara Todevska, tha: „Urime Ditën e Pavarësisë, që e festojmë në një nga qytetet më të bukura të Evropës dhe në një vend mik! Falënderoj nikoqirët për ndjenjën se më 8 shtator, në Ilindenin tonë të tretë, nuk jemi larg shtëpisë. Ndoshta edhe për faktin se me Republikën Çeke ne ndajmë të kaluar të pasur sllave dhe të ardhme të domosdoshme evropiane”.
Ministrja e Kulturës, duke cituar Vaclav Havel – presidentin e parë çek të zgjedhur në mënyrë demokratike, shkrimtarë dhe luftëtarë për të drejtat e njeriut pas rënies së Murit të Berlinit dhe pas Revolucionit Kadife, në ballë të të cilit ishin punëtorët dhe studentët e kulturës – se ka vizion për Evropë të bashkuar, demokratike, të sigurt dhe paqësore, theksoi se tirania dhe muret nuk i përshtaten artit dhe rinisë – ata janë armiqtë e tyre më të mëdhenj.
„Sot jemi mes miqsh, në Pragën e bukur, ku janë edukuar emrat tanë më të mirë të kulturës, sidomos të artit filmik. Dhe sot këtu kemi studentë maqedonas të artit. Mezi pres t’i takoj. Recensioni i filmave maqedonas, shfaqja teatrore dhe koncerti në vijim janë vetëm pjesë e shkëmbimit të vlerave tona kulturore”, tha Kostadinovska-Stojçevska.
Ministrja e Kulturës theksoi se në kohën kur Europa ka nevojë për bashkim si asnjëherë më parë, përmes kulturës, e cila është sinonim i bashkimit, ne e afirmojmë muzikën maqedonase përmes performancës së Orkestrës së njohur kamertale nga Manastiri, me uniket Vlatko Stefanovski dhe Tamara Todevska si solistë.
Në biografia e Orkestrës Kamertale nga Manastiri përfshin mbi 100 evente të koncerteve në prodhim të saj, bashkëpunim me shumë dirigjentë vendas dhe të huaj, solistë dhe paraqitje të shumta të ftuara në pothuajse të gjitha festivalet vendase dhe festivalet më të mëdha në mbarë Ballkanin.
Programi i „Ditëve të kulturës maqedonase” në Pragë, Çeki, përmbyllet sot me shfaqjen „Antitrup”, vepër e studentëve të Fakultetit të Arteve Dramatike – Shkup nën mentorimin e prof. Zoja Buzallkovska, që do të performohet në teatrin prestigjioz „Divadlo Apollo”.