Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot dhe nesër do të jetë për vizitë pune në Paris, ku do të marrë pjesë në sesionin e 42-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s.
Kostadinovska-Stojçevska nesër në seancën e mëngjesit do të mbajë fjalim në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, ndërsa sot në pjesën e fjalimeve të mysafirëve protokollarë para fillimit të debatit për politikat e përgjithshme të UNESCO-s, fjalën do ta ketë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska dhe kryeministri Kovaçevski para fillimit të seancës së sotme do të takohen me drejtoreshën e përgjithshme të UNESCO-s, zonjën Odre Azule.
Ministrja e Kulturës në margjinat e Konferencës do të takohet me homologun e saj bullgar, ministrin e kulturës Krastju Krastev.
Sesioni i dyzet e dytë i Konferencës së Përgjithshme zhvillohet nga 7 deri më 22 nëntor 2023, ku marrin pjesë shtetet anëtare, anëtarët e asociuar, shtetet vëzhguese, organet speciale, programet dhe agjencitë e specializuara në sistemin e Kombeve të Bashkuara, organizatat ndërqeveritare dhe të gjitha organizatat joqeveritare ndërkombëtare me statusin më të lartë në UNESCO-s.